TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Komandanti” ten Hag, holandezi përjashtoi futbollistin e United pasi u vonua në mbledhjen e skuadrës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Komandanti” ten Hag, holandezi përjashtoi futbollistin e United pasi u vonua në mbledhjen e skuadrës

Erik ten Hag e ka nisur me “dorë të hekurt” aventurën e tij me Manchester United. Tekniku holandez ka marrë përsipër një mision të vështirë si ai për të rikthyer “Djajtë e Kuq” te trofetë në Angli e jo vetëm.

Për të përmbushur objektivin, ten Hag është detyruar të aplikojë rregulla strikte në organikën e futbollistëve duke mos toleruar asnjë shkelje nga yjet e skuadrës teksa një nga pikat më kryesore në listën e trajnerit është korrektësia në oraret e stërvitjes apo mbledhjes së skuadrës.

Pikërisht, këtë të fundit, një nga lojtarët e anglezëve nuk e ka zbatuar dhe trajneri holandez menjëherë e ka ndëshkuar. Në fakt, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, por sipas mediave britanike, ten Hag e ka përjashtuar lojtarin nga një miqësore e parashikuar në fazën përgatitore si për t’i bërë të qartë se nuk toleron asnjë.

Së fundmi, ten Hag thekson se nëse lojtarët nuk janë të disiplinuar jashtë fushës, atëherë edhe në lojë nuk do të jenë të tillë.

“Kur kërkon të marrësh rezultate, atëherë të duhet një skuadër. Të duhet organizim, bashkëpunim dhe disiplinë. Kur nuk ka disiplinë në ambientin e jashtëm përreth skuadrës, atëherë nuk do të ketë disiplinë edhe gjatë ndeshjeve. Unë nuk toleroj në situata të tilla, ia kam bërë të qartë lojtarëve se kam standarte të larta pasi bëhet fjalë për Manchester United.

Duhet impenjim në çdo ditë, mendoj se deri më tani lojtarët po përgjigjen mirë dhe jam i kënaqur”, u shpreh ten Hag. Metodat e ish-trajnerit të Ajax janë mbështetur edhe nga lojtarët kryesorë të skuadrës si David De Gea e Bruno Fernandes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Maran synon rezultate pozitive në debutim

Selektori Maran do vendin e parë në grup

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova “projektohet” startues kundër Fiorentinas

Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare

Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare

Kurti: Heronjtë e Policisë, busull për gjeneratën e re, Veriu më i sigurt

Kurti: Heronjtë e Policisë, busull për gjeneratën e re, Veriu më i sigurt

Betohen policët e gjeneratës së 63-të të Policisë, Kosova bëhet edhe me 397 policë të rinj, prej tyre 118 vajza

Betohen policët e gjeneratës së 63-të të Policisë, Kosova bëhet edhe me 397 policë të rinj, prej tyre 118 vajza

Punëtorët e KEK-ut caktojnë protestë, pakënaqësi me paga

Punëtorët e KEK-ut caktojnë protestë, pakënaqësi me paga

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Gërvalla: E ardhmja evropiane e Kosovës është e pandashme nga drejtësia e fortë

Gërvalla: E ardhmja evropiane e Kosovës është e pandashme nga drejtësia e fortë

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti është rritur vazhdimisht, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën