TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koha më e mirë e ditës për ajrosjen e shtëpisë, ja sa minuta mjaftojnë…

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Koha më e mirë e ditës për ajrosjen e shtëpisë, ja sa minuta mjaftojnë…

Ajrosja është thelbësore në jetën e përditshme, por ja pse është kaq e rëndësishme dhe sa kohë është e dëshirueshme të zgjasë.

“Është e vërtetë që hapja e dritareve mund të sjellë pluhur, polen dhe substanca ndotëse në shtëpi.

Megjithatë, ajrosja e banesës është gjithmonë një zakon i shëndetshëm, sepse ul grumbullimin e dioksidit të karbonit që prodhohet gjatë natës, si dhe të përbërjeve të tjera kimike që mund të jenë të pranishme në ambientin e brendshëm.

Gjithashtu ndihmon në kufizimin e dendësisë së mikroorganizmave që shumohen në hapësira të mbyllura, veçanërisht në mjedise të lagështa ose të dezinfektuara dobët”, shpjegon María Dolores Cima Cabal, biologe dhe drejtuese e programit master për menaxhimin e mjedisit dhe energjisë në Universitetin Internacional de la Rioja.

Si Cima Cabal ashtu edhe prof. Nistal pajtohen se ajrosja duhet të zgjasë nga 10 deri në 20 minuta.

“Kjo është kohë e mjaftueshme për të rinovuar ajrin pa humbur në mënyrë të panevojshme energjinë termike që përdoret për ngrohje gjatë dimrit”, thotë Cima Cabal.

Prof. Nistal rekomandon ajrosjen herët në mëngjes, kur përqendrimi i nxehtësisë në ajër është më i ulët.

Kështu, pasi dritaret të mbyllen sërish, temperatura fillestare rikthehet brenda pak minutash, duke shmangur humbjen e panevojshme të nxehtësisë.

Për ta ajrosur shtëpinë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase, është e dobishme të krijohet ventilim i kryqëzuar, duke hapur dritare në anë të kundërta të banesës, për të krijuar rryma ajri që sigurojnë ndërrim të shpejtë të ajrit (në këtë rast mjaftojnë vetëm 5 minuta).

Dritaret duhet të hapen plotësisht, jo vetëm në pozicion të pjerrët, sepse kjo gjatë dimrit do të shpërndante shumë nxehtësi dhe nuk do të mundësonte qarkullim të shpejtë të ajrit, duke nxitur humbjen e nxehtësisë dhe ftohjen e mureve.

Ky proces i shpejtë mund të kryhet 2–3 herë në ditë, në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje para gjumit.

Kur niveli i smogut jashtë është i lartë, është mirë që shtëpia të ajroset për pak minuta, rreth 5–10, duke krijuar rryma ajri dhe mbi të gjitha, duke zgjedhur kohën e duhur.

Më e mira është herët në mëngjes, kur ajri është më i pastër, pas rënies së errësirës ose vonë në mbrëmje, kur trafiku është më pak intensiv, duke hapur dritare të kundërta për ndërrim më të shpejtë të ajrit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot “Black Friday”, si lindi dita që pushtoi botën e blerjeve?

Sot “Black Friday”, si lindi dita që pushtoi botën e blerjeve?

Mënyra natyrale për të rigjeneruar thonjtë

Mënyra natyrale për të rigjeneruar thonjtë

Tri shenja të inteligjencës

Tri shenja të inteligjencës

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet?

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet?

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën