TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Kim Kardashian ka pranuar se në fillim të viteve 2000 përdori miqësinë me Britney Spears si mënyrë për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe për t’u bërë e famshme.

Themeluesja e markës SKIMS e bëri këtë rrëfim gjatë një interviste në podcastin “Khloé in Wonder Land”, ku kujtoi një episod të hershëm nga jeta e saj në New York, kur po darkonte me mikun e saj të ngushtë, Jonathan Cheban.

Kardashian tregoi se gjatë darkës mësuan se Britney Spears po qëndronte në një hotel aty pranë.

Në atë periudhë, ajo dhe Cheban nuk kishin as mjete për të lëvizur lehtë, ndërsa një nga personat e pranishëm në darkë po ngiste një Rolls-Royce Phantom.

“Fama ishte gjithçka që doja. Jetoja për të,” tha Kardashian, duke shtuar se i kërkuan atij personi t’i çonte me makinë drejt hotelit, ndërsa ajo dhe Cheban u ulën në sediljen e pasme për të krijuar përshtypjen se kishin shofer personal.

Sipas saj, sapo mbërritën në hotel, paparacët që po prisnin Britney Spears filluan t’i thërrisnin emrin, duke e pyetur nëse ishte aty për ta vizituar këngëtaren.

Për të shmangur situatën, Kardashian dhe Cheban u futën në një kabinë telefonike brenda hotelit, ku qëndruan për rreth 20 minuta.

Kur u larguan, paparacët vazhduan ta ndiqnin dhe ta pyesnin për Britney Spears, ndërsa Kardashian pranoi se kjo strategji funksionoi, pasi fotografitë u publikuan gjerësisht në media.

“Ishim në çdo kopertinë dhe menduam se po ia dilnim mbanë,” shtoi ajo.

Kim Kardashian dhe Britney Spears janë njohur në fillim të viteve 2000 përmes shoqes së përbashkët, Paris Hilton.

Pavarësisht këtij episodi, dy yjet kanë ruajtur marrëdhënie miqësore ndër vite dhe janë shfaqur së bashku edhe së fundmi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit

Shpallet “Miss Universe 2026”, për herë të parë fituesja është një nënë

Shpallet “Miss Universe 2026”, për herë të parë fituesja është një nënë

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën