Bashkimi i Prizrenit po del të jetë skuadra më aktive sa i përket përgatitjes së ekipit për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Prizreni, tashmë ka prezantuar edhe përforcimin e radhës, i cili do të jetë pjesë e klubit për sezonin 2026/27.
Bëhet fjalë për fundorin Arian Azemi, i cili para se të bashkohet me Bashkimin, në Kosovë ka luajtur edhe për Sigal Prishtinën, Vëllaznimin e Istogun.
Azemi në sezonin e fundit, ka luajtur me një mesatare prej 13 pikëve, 4 kërcimeve dhe 5 asistimeve për ndeshje kurse te Bashkimi pritet të jetë një armë shtesë për trajnerin Igor Jovoviq.
Azemi bëhet përforcimi i tretë për sezonin e ri pas Divine Myles e Adrio Bailey te Bashkimi, ekip që tashmë ka rinovuar kontratat me Shanon Shorter, Lejson Zeqiri e Valon Bunjaku.
Në sezonin e fundit, Bashkimi arriti në finalen e Kupës së Kosovës dhe “play-offit” të Superligës, të cilat I humbi nga skuadra e Trepçës.







