TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kastrati: Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dënim që nuk ekziston në asnjë legjislacion

by teve1
7 muaj ago
2
A A
Kastrati: Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dënim që nuk ekziston në asnjë legjislacion

Avokati, Emrush Kastrati ka vlerësuar se kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim, apo 180 vjet në total, është një dënim që nuk ekziston në asnjë legjislacion.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Kastrati ka theksuar se një dënim i tillë nuk parashihet as në legjislacionin paraprak, përfshirë edhe atë të kohës së Jugosllavisë, kur pretendohet se janë kryer krimet, e as në legjislacionet vijuese.

“Është një dënim i cili nuk parashihet në asnjë legjislacion paraprak, përfshirë edhe atë të kohës së Jugosllavisë, kur pretendohet se janë kryer krimet, e as në legjislacionet vijuese. Pavarësisht se Ligji për Dhomat e Specializuara parasheh mundësinë e shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit gjatë kohës së luftës, kjo duhet të bëhet duke zbatuar ligjin më të favorshëm. Kodi Penal i ish-RSV-së parashihte dënim me burgim deri në 15 vjet, përkatësisht dënim me vdekje, i cili më pas zëvendësohej me burgim deri në 20 vjet. Një dënim prej 45 vjetësh nuk ka bazë ligjore”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka shprehur bindjen se rrjedha e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka marrë drejtim pozitiv, veçanërisht pas dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes, Rubin dhe Clark.

“Sipas këtyre dëshmive, është vërtetuar fuqishëm se roli efektiv i ish-krerëve të UÇK-së, ashtu siç është paraqitur nga organi i akuzës në Dhomat e Specializuara, nuk përputhet me realitetin”, ka shtuar ai.

I pyetur për epilogun e procesit gjyqësor, Kastrati ka theksuar se pret një aktgjykim lirues.

“Bazuar në zhvillimet e deritanishme dhe veçanërisht në dëshmitë e mbrojtjes, kam arritur në përfundimin se në këtë rast duhet të ketë vetëm aktgjykim lirues, pasi nuk është provuar asnjë nga tezat e aktakuzës së Prokurorisë”, ka përfunduar Kastrati.

Ndryshe, Prokurorja e specializuar Kimberly West njoftoi të hënën se Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim apo 180 vjet në total./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën