TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Januzi shpallet “Ylli i Javës”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Januzi shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i skuadrës së Llapit, Ahmed Januzi e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

FFK-ja, të hënën ka bërë të ditur se Januzi është nderuar me çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet pas përfundimit të çdo xhiroje. Komisioni i veteranëve të futbollit, ka vlerësuar lart Januzin për paraqitjen e tij në ndeshjen e fundit, në të cilën Llapi e mposhti në shtëpi Malishevën.

Në fakt, Januzi e shënoi golin e vetëm në këtë takim, në të cilin Llapi triumfoi 1:0 duke e mbajtur ekipin nga Podujeva në garë për titullin e kampionit. Januzi është shprehur tejet i lumtur me çmimin e fituar dhe ka paralajmëruar se Llapi nuk do të dorëzohet deri në fund për titullin e kampionit.

“Suksesi nuk është meritë vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Harmonia midis lojtarëve dhe trajnerëve është çelësi për sukses. Në dy javët e fundit, synojmë vetëm fitore. Do të luftojmë deri në fund, por duhet të kuptohet se arritja e titullit nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultatet e rivalit tonë”, tha ndër të tjera Januzi për faqen zyrtare të FFK-së.

Aktualisht, Llapi zë vendin e dytë në tabelë me 68 pikë, katër më pak se Ballkani që është lider kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të edicionit.

Këtë vikend, Llapi luan në Podujevë kundër skuadrës së Ballkanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

Vushtrria dënohet për organizim të dobët, Ismet Munishi ndëshkohet me një lojë dhe vërejtje

Vushtrria dënohet për organizim të dobët, Ismet Munishi ndëshkohet me një lojë dhe vërejtje

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për marrje me bixhoz, sekuestrohen mbi 41 mijë euro

“InfoNata” 03.09.2026

“InfoNata” 03.09.2026

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën