TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Inspektimeve për Ligjin e Duhanit nuk i shpëtojnë as sallat e dasmave

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zëvendësministrja Gexha: Industria e duhanit ka ndërhyrë në zbatimin e këtij ligji

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shtuar inspektimin në restorante e salla të dasmave. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Krahas inspektimit të kuzhinave nëpër sallat e dasmave, inspektorët e AUV-it po arrijnë ta mbikëqyrin edhe Ligjin e Duhanit, me ç’rast janë bërë mijëra inspektime e janë dhënë më shumë se 600 gjoba për lokalet e gastronomisë.

Thaçi thotë se në bazë të inspektimeve, ato i plotësojnë kriteret për gatimin në kuzhinat e tyre.

“Në bazë të planeve nacionale për kontroll, sigurisht se pjesë e planit të kontrolleve janë edhe restorantet dhe sallat e dasmave dhe sigurisht rritet frekuenca e kontrolleve tek këto. Shumica prej tyre kanë kapacitete mirë të organizuara dhe kanë pajisje në aspektin teknik sanitar dhe higjenik që i plotësojnë kriteret për gatimin në kuzhinat e tyre në bazë të vlerësimeve të inspektorateve, aty ku ka pas nevojë për të dhënë vërejtje janë dhënë nga inspektoratet dhe aty ku është kërkuar që të bëhet plotësim-ndryshimi i tyre janë dhënë afatet kohore ligjore dhe mbahen të mbikëqyrura, në të njëjtën kohë ne përveç kontrolleve, kohë pas kohe merren edhe mostra për testime laboratorike për të vërtetuar sigurinë e produkteve që shërbehen në të gjitha lokalet e gastronomisë”, thotë Thaçi, teksa mohon të ketë pasur raste që nuk përgjigjet kushteve për konsum.

“Deri më tani nuk kemi pas ndonjë rezultat që ka dalë që nuk i përgjigjet kushteve për konsum, të gjitha kanë rezultuar brenda parametrave të lejuara por kurdo në çdo moment që do të kemi ndonjë rezultate, atëherë gjithmonë pason shkalla tjetër e vendimit që përcakton të kemi ndalim të përkohshëm të veprimtarisë por edhe kontrolle shtesë për të mbikëqyrë prodhimet e kuzhinës si produkte ushqimore të gatshme për konsum finale dhe pastaj është ekipi inspektues ai që vendos se në cilat hapa do të shkojë për t’i evituar problemet që mund të paraqiten”, thotë tutje ai për EO.

Në kuadër të inspektimit të sallave të dasmave dhe restoranteve, inspektorët e AUV-it po e mbikëqyrin edhe Ligjin e Duhanit në hapësirat e mbyllura. E për këtë janë shqiptuar edhe gjoba.

“Prej kohës kur ka dhënë urdhër ministri (Faton Peci) që të kemi një frekuencë të shtuar për kontroll të Ligjit të Duhanit, është rritë frekuenca dhe brenda një periudhe kohore janë mijëra kontrolle zyrtare dhe monitorime që janë kryer për zbatim të këtij ligji. Prej tyre kanë pasuar më shumë se 600 gjoba për lokalet e gastronomisë, kontrollet po vazhdojnë dhe në të gjitha rastet inspektori gjatë kontrolleve të rregullta zyrtare e ka parasysh që duhet të kontrollojë edhe mbikëqyrjen apo zbatueshmërinë e ligjit të duhanit në hapësira të mbyllura”, u shpreh ai.

Tags: inspektimeLigji i Duhanitsallat e dasma
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Justina Shiroka-Pula

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Justina Shiroka-Pula

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca denoncon kërcënimet ndaj Ramush dhe Daut Haradinajt, thotë se ka dorëzuar prova në Polici

Presidentja Shiroka-Pula takon tri akademike, diskutojnë për arsimin dhe rolin e grave në shoqëri

Presidentja Shiroka-Pula takon tri akademike, diskutojnë për arsimin dhe rolin e grave në shoqëri

Vazhdon asfaltimi i rrugës Reçan-Lubinjë e Epërme- Lubinjë e Poshtme në Prizren, investim prej 1.5 milionë eurosh

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Mbi 100 armë zjarri vidhen nga një depo në Gjakovë, Policia nis hetimet

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i për tentim-vrasje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një burrë në Pejë pasi dyshohet se vazhdimisht e shqetësonte ish-bashkëshorten përmes mesazheve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën