TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ibishi: Vota ime pro themelimit të Speciales ishte e pavullnetshme

by Adelina Zenuni
4 vjet ago
0
A A
Ibishi: Vota ime pro themelimit  të Speciales ishte e pavullnetshme

Ai ka thënë se vota e tij për miratimin e Gjykatës Speciale si deputet ka qenë e pavullnetshme.

“Kam qenë deputet në legjislaturën kur është votuar. Nuk e kam bërë me vullnet këtë votë nga kuptimi se së pari kur ka nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të miratohet kjo rezolutë. E dini se kanë qenë akuzat për trafikim organesh, ndërsa në hetimet preliminare të Williamson u konstatua se shtëpia e verdhë me të gjitha ato akuza që janë bërë, mbaron raporti i Wiliamson se nuk ka trafikim të organeve, por ka diçka tjetër, por rezoluta është miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës… Pa vullnet kam votuar për, sepse isha para dy dilemave: a ta miratojmë dhe të na gjykojnë vendet demokratike si BE dhe SHBA apo të shkojë në Kombet e Bashkuara dhe të vijnë regjimet e Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë dhe për këtë arsye ishte vota ime pro”, tha Ibishi.

I pyetur nga ZPS-ja se si ishte ndier pas lajmit të arrestimit të Mustafës, Ibishi tha se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga roli i viktimës po kthehen në agresorë.

“Ne pjesëtarët e UÇK-së prej rolit të viktimës po kthehemi sikurse në agresorë dhe kjo po shkon në pafundësi. Unë dua të paragjykoj as për pafajësinë e Salih Mustafës apo bashkëluftëtarëve. Vetë procesi do të tregojë realitetin në bazë të asaj që do të procedohet në krejt këtë“, tha ai.

Ndërsa, prokurori Cezary Mihailzcuk pyeti se pjesëtarët e njësitit BIA a kanë marrë pjesë në operacione luftarake gjatë luftës.

Dëshmitari Ibishi tha se nga 27 prilli kur është bërë mobilizimi i tërësishëm, ekziston mundësia që BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur, pasi është urdhri i tërësishëm për mobilizim.

“Nuk kam këtë njohur që BIA ka marrë pjesë në operacione luftarake para 27 prillit… Përveç asaj çka kanë pasur detyrën edhe mandatin përveç datës 27 e tutje, unë nuk kam ditur për këto rastet e BIA-s që ka marrë pjesë në operacionet luftarake me uniformë… Mendoj që BIA nuk ka pasur mandatin të jetë pjesë e uniformuar në zbatimin e detyrave të veta, meqenëse kjo është strukturë e paarmatosur.

Unë e lidhi mundësinë që edhe BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur pasi është urdhër i përgjithshëm për mobilizim, por para kësaj date e kam të paqartë këtë çështje dhe nuk kam koment”, tha Ibishi.

Ibishi në dëshminë e tij gjatë pyetjeve të avokatit mbrojtës, Betim Shala ka treguar se detyra e BIA-s ka qenë të veprojë në zonat urbane në aspektin e furnizimit për përgatitjet të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, logjistikës, pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta.

Ai po ashtu ka thënë se nuk i ka dhënë urdhra as njësitit BIA, por as Salih Mustafës.

Seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës vazhdon nesër me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm./KSP

Tags: nuredin ibishi
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Presidenti konsensual, Aleanca kërkon transparencë nga LVV dhe LDK

​Presidenti konsensual, Aleanca kërkon transparencë nga LVV dhe LDK

Vedat Muriqi starton me Fenerbahçen, flet edhe për “rivalitetin” me Lukakun

Vedat Muriqi starton me Fenerbahçen, flet edhe për “rivalitetin” me Lukakun

Bajrami akuzon Kurtin për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve

Bajrami akuzon Kurtin për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve

Ramadani akuzon LVV-në për keqpërdorim të buxhetit: Gjysmë milioni euro për të emëruarit politikë

Ramadani akuzon LVV-në për keqpërdorim të buxhetit: Gjysmë milioni euro për të emëruarit politikë

Trump shtyn për tri ditë tarifat ndaj Kanadasë, ndërsa paralajmëron marrëveshje tregtare

Trump shtyn për tri ditë tarifat ndaj Kanadasë, ndërsa paralajmëron marrëveshje tregtare

​Presidenti konsensual, Aleanca kërkon transparencë nga LVV dhe LDK

​Presidenti konsensual, Aleanca kërkon transparencë nga LVV dhe LDK

Ish-ministri i Mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte, duke sfiduar Zelenskyn

Ish-ministri i Mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte, duke sfiduar Zelenskyn

Vedat Muriqi starton me Fenerbahçen, flet edhe për “rivalitetin” me Lukakun

Vedat Muriqi starton me Fenerbahçen, flet edhe për “rivalitetin” me Lukakun

Bajrami akuzon Kurtin për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve

Bajrami akuzon Kurtin për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve

Emiratet e Bashkuara Arabe vendosin embargo tregtare të pacaktuar ndaj Iranit

Emiratet e Bashkuara Arabe vendosin embargo tregtare të pacaktuar ndaj Iranit

Rashica i padëshiruar më te Beshiktashi

Rashica i padëshiruar më te Beshiktashi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën