TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I dërguari i Britanisë për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe: Kosova sovrane në vendimet e saj

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
I dërguari i Britanisë për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe: Kosova sovrane në vendimet e saj

Sir Steuart Peach

E për këtë ka folur i dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Steuart Peach.

Në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”, Peach thotë se “është e qartë që Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur nëse një votim i tillë do të ndodhë”.

“Isha i zhgënjyer nga lajmi se autoritetet në Kosovë refuzuan propozimin për një zgjidhje kompromisi për t’ia lehtësuar serbëve të Kosovës të votojnë në territorin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Ndërsa është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur nëse një votim i tillë do të ndodhë, mosshfrytëzimi i rastit për të arritur një zgjidhje praktike të ofruar në këtë rast vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të gjithëpërfshirjes dhe të drejtave demokratike për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, deklaroi ai.

Ndërkaq, ai pohoi se e mbështet dialogun që po e lehtëson Bashkimi Evropian përmes Emisarit Special, Miroslav Lajçak.

“Ka vetëm një mënyrë që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, ajo është përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur gjithmonë këtë proces dhe unë personalisht, si i dërguar, punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është përgjegjës për dialogun”, shtoi ai.

Sipas tij, u takon të dyja vendeve që të gjejnë një zgjidhje ligjërisht të detyrueshme.

“Megjithatë, duhet të kemi parasysh se në fund të fundit ky proces u përket këtyre dyja vendeve. Ata duhet të bashkëpunojnë në interes të popullit të Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme dhe të qëndrueshme, e cila është e pranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Është e qartë se gjetja e një zgjidhjeje është në interes dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit. U bëj thirrje liderëve të të dyja palëve që të angazhohen në negociata me gjithë zemër dhe në mënyrë konstruktive”, theksoi britaniku./teve1.info/

Tags: Mbajtja e zgjedhjeve serbe ne KosoveSir Steuart Peach
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell gjatë javës, temperatura më e lartë 29 gradë

Kurti: Synimi është ta planifikojmë edhe rrogën e 14-të

Kurti: Synimi është ta planifikojmë edhe rrogën e 14-të

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Pensionimi i parakohshëm i policisë, kërkohet sa më parë jetësimi i projektligjit: E rinon Policinë

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

“Teknikë që mbledh vota, por lë pasoja në shoqëri” – Partitë ashpërsojnë diskursin në kohë fushatë

Fernandes thyen rekordin historik të asistimeve brenda një sezoni në Premier Ligë

Fernandes thyen rekordin historik të asistimeve brenda një sezoni në Premier Ligë

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën