TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoffenheimi e vlerëson lart mesfushorin Leon Avdullahu

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Hoffenheimi e vlerëson lart mesfushorin Leon Avdullahu

Leon Avdullahu e ka bërë një hap të madh në karrierë, kur të enjten kaloi nga kampioni dhe fituesi i Kupës së Zvicrës, Baseli, te skuadra elitare e Gjermanisë, Hoffenheim.
Me skuadrën e Bundesligës mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë afatgjate derisa Baseli ka përfituar financiarisht nga shitja e Avdullahut.
Mediumet në Zvicër kanë raportuar se Baseli i ka fituar rreth 9 milionë euro nga shitja e Avdullahut.

Pjesë e ekipit të parë të Hoffenheimit janë edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Zidan Tairi dhe Fisnik Asllani, ky i fundit rikhthehet në klub pas një sezoni në ligën e dytë.

“Në moshën vetëm 21-vjeçare, Leoni e ka vendosur veten e tij si titullar dhe lojtar kyç në mesfushën e Baselit. Ai është një lojtar me mendësi strategjike, që e kombinon agresivitetin dhe aftësinë për të ndërhyrë me inteligjencë. Ka edhe aftësi të forta teknike”, ka thënë drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicke. “E dimë që Leoni kishte mundësi të ndryshme këtë verë. Jemi edhe më të kënaqur që ai ka vendosur me vetëdije ta bëjë hapin tjetër në karrierën e tij me ne dhe dëshiron ta ndjekë rrugën tonë”.

Avdullahu është zhvilluar si futbollist te Baseli, që nga viti 2018 pasi iu bashkua nga Solothurni. Në vitin 2023 u bë lojtar i ekipit të parë të Baselit. Në edicionin e fundit, të cilin Baseli e mbylli me dy trofe të fituar, Avdullahu luajti 35 ndeshje.

Futbollisti, 185 centimetra i gjatë, në total ka luajtur 71 ndeshje për Baselin. Ka shënuar tre gola. Ai, po ashtu, ka udhëhequr ekipin U21 të Zvicrës si kapiten. Është potencial për t’u ftuar në të ardhmen edhe te Zvicra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani rikthehet te Napoli për me Monzan

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën