Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka uruar diplomimin 445 policëve të rinj të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është krenaria e vendit e cila me shërbimin e tyre na nderon.
“Policia e Kosovës është krenaria jonë! Me shërbimin e tyre na nderon çdo ditë.
Rrugëtim të mbarë policëve të rinj që sot diplomuan dhe shumë suksese në karrierë!”, shkroi Haradinaj në Facebook./teve1.info/
Ndryshe, Sot kanë diplomuar 445 policë të rinj të cilët iu shtuan Policisë së Kosovës.