TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK-ja do të ankohet në UEFA për garat ilegale të Serbisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
FFK-ja do të ankohet në UEFA për garat ilegale të Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka dënuar zhvillimin e garave ilegale të futbollit të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Në një reagim për media, FFK-ja i ka cilësuar këto zhvillime “shqetësuese dhe të papranueshme”. Kjo federatë ka thënë se do të ankohet në UEFA për këto gara.

“Raportimet e fundit në media për zhvillimin e ndeshjeve garuese nga struktura ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës, ndonëse në nivele amatore, janë shqetësuese dhe të papranueshme. FFK-ja edhe më herët i ka diskutuar këto dukuri brenda Këshillit për Sport dhe ka kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme. Aktivitetet e tilla e cenojnë autoritetin e FFK-së dhe sovranitetin e Kosovës në përgjithësi. FFK kërkon nga të gjithë faktorët relevant të shtetit, Këshilli për Sport dhe organet e rendit, që të ndërmarrin hetime urgjente dhe t’i ndalojnë aktivitetet e tilla ilegale dhe është e gatshme të ndihmojë me ekspertizë dhe mbështetje përmes mekanizmave të UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në reagim të FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin serb për futboll, por jo për të lejuar gara ilegale.

Po ashtu FFK-ja ka shprehur shqetësim për moslicencimin e saj nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Madje ka thënë se “si duket pikërisht këto veprime të autoriteteve të Kosovës kundrejt pavarësisë së FFK-së i kanë trimëruar strukturat ilegale të Serbisë që të organizojnë aktivitete të futbollit në Kosovë”.

“Lidhur me këto aktivitete ilegale e ndërhyrje direkte të Serbisë, si dhe procesin e licencimit dhe zhvillimet e fundit nga organet e hetuesisë kundrejt FFK-së, do të reagojmë dhe do të kërkojmë intervenimin e UEFA-s, gjatë takimeve që do t’i ketë delegacioni i Kosovës në Kongresin e radhës të UEFA-s që do të mbahet nesër në Lisbonë të Portugalisë”, thuhet në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Foda flet situatën e Rrahmanit: Kam tentuar t’ia ndryshojë mendjen dhe nuk kam mundur

Foda: Synojmë fitore ndaj Austrisë

Përzgjedhësi i Austrisë ankohet për fushën “Fadil Vokrri”

Përzgjedhësi i Austrisë ankohet për fushën “Fadil Vokrri”

​Në prag të duelit me Dardanët, Austria stërvitet në “Fadil Vokrri”

​Në prag të duelit me Dardanët, Austria stërvitet në “Fadil Vokrri”

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Kurti takohet me Abdixhikun

Kurti takohet me Abdixhikun

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Duhet të aprovohet ligji për Specialen dhe vendi duhet të bëhet me president

Foda flet situatën e Rrahmanit: Kam tentuar t’ia ndryshojë mendjen dhe nuk kam mundur

Foda: Synojmë fitore ndaj Austrisë

PDK mban konferencë për media

Ligji për Specialen, mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku kujton Adem Beqirin pas identifikimit të eshtrave të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën