TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fejza: Ankesa e LDK-së në PZAP tregon qasje problematike ndaj mërgatës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Fejza: Ankesa e LDK-së në PZAP tregon qasje problematike ndaj mërgatës

Arjeta Fejza nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me ankesën e saj në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e cila kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Fejza ka thënë se qëndrimi i LDK-së tregon një qasje problematike ndaj mërgatës dhe, sipas saj, pasqyron një frikë politike të kësaj partie.

Fejza ka theksuar se mërgata, në shumicën dërrmuese, mbështet Vetëvendosjen, dhe se pikërisht kjo sipas saj qëndron pas reagimeve të LDK-së.

“Ankesa e LDK-së, që nga momenti kur është caktuar data e zgjedhjeve, po tregon një qasje problematike në raport me mërgatën. Siç duket, ajo po vazhdon avazin e saj të dyshimeve dhe dilemave, të cilat besoj se lidhen edhe me faktin se tashmë dihet që mërgata, në shumicë dërrmuese, e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje. Këto veprime të LDK-së janë vetëm duke çuar ujë në mullirin që e pengon lehtësimin e pjesëmarrjes së mërgatës në procesin zgjedhor”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka konsideruar se ankesat e LDK-së po shprehin paranojë lidhur me pretendimet për manipulim apo keqpërdorim të votës.

“Ky qëndrim i LDK-së për ne nuk është i ri, megjithëse vazhdon të jetë i pakuptueshëm. LDK-ja po shfaq një lloj paranoje lidhur me aludimet e saj për manipulim të votave. Mendoj se qëndrimi i tyre është më shumë një reflektim i botëkuptimit të tyre për atë se çfarë mendojnë se mund të ketë ndodhur në këtë proces, sesa ndonjë tregues real se vota e mërgatës mund të keqpërdoret apo manipulohet”, ka përfunduar Fejza.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike.

Me këtë vendim, PZAP rikthen praktikën që votimi jashtë vendit të zhvillohet vetëm në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Sipas vendimit PZAP pranon ankesën e LDK-së, ndërkaq ndryshon vendimin e KQZ-së të 26 nëntorit.

Qendrat e votimit jashtë vendit do të jenë vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ose hapësirat e tyre, ndërsa eliminohet mundësia për qendra votimi në lokacione të tjera shtesë.

PZAP thotë se KQZ ka shkelur ligjin duke miratuar hapjen e qendrave të reja jashtë misioneve diplomatike.

Paneli thekson se nuk janë respektuar: Neni 96(3) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe Neni 2.2 i Rregullores 05/2024 për qendrat e votimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Kurti: Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

Kurti: Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Kurti: Nis ndrëtimi i fabrikës për prodhimin e municioneve

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën