Një ëndërr e tifozëve të futbollit mund të bëhet realitet. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë mundësinë të luajnë për herë të parë si bashkëlojtarë, në ndeshjen lamtumirëse të Carlos Tevezit.
Ish-sulmuesi argjentinas po e organizon ceremoninë e tij të lamtumirës më 20 dhjetor në stadiumin “La Bombonera”, ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen e Messit. Tashmë, synimi i tij është ta bindë edhe Cristiano Ronaldon.
Tevez, i cili ka luajtur me të dy yjet, zbuloi në një bisedë me Rio Ferdinandin se Messi dhe Juan Roman Riquelme do të jenë pjesë e këtij eventi. Nëse pranon edhe Ronaldo, bota e futbollit mund të shohë një moment historik.










