Edhe Leon Avdullahu e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Bundesligës gjermane Hoffenheim, transmeton “Sky Sport”.
Avdullahu raportohet se ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2031 dhe se kontrata e re nuk përmban klauzolë lirimi. Për Avdullahun kishin shprehur interesim Atletico Madridi dhe Atalanta, por Hoffenheimi planifikon ende me të.
Është sinjal i qartë se Hoffenheimi planifikon gjatë me dyshen e Kosovës, Avdullahu e Hajdari, me këtë të fundit që zyrtarisht e vazhdoi kontratën të premten.










