TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e parë në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, sportistët kosovarë pa suksese

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Dita e parë në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, sportistët kosovarë pa suksese

Shenjëtarja jonë, Dhurata Ibrahimi, ishte e para që garoi nga ekipi ynë në EYOF “Shkupi 2025”.

Ibrahimi garoi në disiplinën 10 metra pushkë ajrore. Rezultati i saj ishte 376.9 pikë, ndërsa renditja e 32-ta.

Dhurata ishte garuesja e vetme nga sporti ynë i shenjëtarisë që garoi në EYOF, garë kjo që vlerësohet më e forta për moshat 14-18 vjeç në Evropë.

Edhe atletët kanë nisur garat në EYOF Shkupi 2025, derisa në sesionin e paraditës janë paraqitur: Amar Maxhuni, Lorina Kadriu dhe Bardh Telaku.

Maxhuni u paraqit në 800 metra dhe bëri paraqitje të mirë, duke përmirësuar kohën e tij prej 5 sekondash, por që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.

Koha e tij ishte 1 minutë e 56.85 sekonda, me një dallim të vogël me garuesit që kaluan tutje. Renditja e tij ishte vendi i 18-të.

Kadriu garoi në 100 metra dhe pati kohën 13.73. Renditja e saj ishte e 28-ta.

Në disiplinën e njëjtë, por tek djemtë, Bardh Telaku zuri kohën 11:38, për t’u renditur i 23-ti. Të dy garojnë edhe në 200m.

Si Kadriu, ashtu edhe Telaku dhanë maksimumin e tyre, por ashtu si në sportet tjera, edhe në atletikë, konkurrenca është tejet e fortë, ku pjesëmarrës janë sportistët më të mirë të rinj të kontinentit tonë.

Edhe garuesit e notit kanë nisur sot garat në EYOF Shkupi 2025, derisa në sesionin e paraditës janë paraqitur Riga Kastrati dhe Nart Bakiu.

Riga në 100 metra stil të lirë ndali kronometrin në 1 minutë e 4.92 sekonda, duke përmirësuar rezultatin e saj për dy sekonda. Në baterinë e saj doli e para, ndërsa në renditjen e përgjithshme e 46-ta, duke pënë prapa pesë garuese.

Narti garoi në 400 metra stil i lirë dhe ndali kohën në 4 minuta e 36.72 sekonda. Në renditjen e përgjithshme ishte i 36-ti.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim.

Në ditën e parë të garave të EYOF Shkupi 2025 garuan edhe garuesit e badmintonit, Tringa Ibraj dhe Dionis Morina, të cilët ndodhen në grupe.

Të dy patën përballë kundërshtarë me përvojë, nga të cilët pësuan humbje 2:0 në sete.

Tringa ndodhet në grupin B, ku sot zhvilloi dy ndeshje, ndërsa një tjetër e luan nesër. Në përballjet e sotme deriku ishte kundërshtare e denjë, por që përvoja dhe cilësia ishin në anën e garueseve nga Belgjika dhe Suedia.

Dioni sot zhvilloi një takim ndaj garuesit të Azerbajxhanit, derisa nesër e presin dy sfida tjera.

Të dy do të garojnë në ditët në vijim edhe në disiplinën miks.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Zhegrova, shpëtimtari i Spallettit te Juventusi?

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Trajneri Kuyt i beson Muriqit, starton ndaj Goztepes

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Vrasja e Liridona Ademajt, kërkohet burgim i përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën

Vrasja e Liridona Ademajt, kërkohet burgim i përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën