TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

by Teve1
7 muaj ago
3
A A
DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

Distria Krasniqi është kampione e re e Evropës në xhudo, pas triumfit në kampionatin evropian, që ka nisur sot në Tbilisi të Gjeorgjisë. ,

Xhudistja më e ranguar në botë, ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e mposhtur francezen, Amandine Buchard, për titullin e katërt evropian.
30-vjeçarja e realizoi herët hedhjen për “Yuko” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund.

Ajo ka fituar medaljen e artë në Evropë në vitin 2021, 2024 e 2025. Të argjendta ka fituar në vitet 2018 e 2023 dhe të bronzta në vitet 2020 e 2022.
Distria Krasniqi ka fituar medalje në 15 garat e fundit.

Kështu Kosova për vitin e 14-të rresht fiton medalje në kampionate kontinentale. Janë plot 26 medalje, dhjetë prej tyre të arta.

Kampionia olimpike, ishte e pa konkurrencë në Evropianin në Gjeorgji, duke mposhtur një nga një rivalet e saja, të cilat, i ka mundur edhe më parë, në garat e ndryshme, në vitet e fundit.

Garën e nisi në xhiron e dytë, duke e kaluar pa probleme çeken Tereza Bodnarova, ndaj të cilës dominoi plotësisht.

Në çerekfinale ajo e mposhti polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale, në kategorinë deri në 52 kg, Distria mposhti me Yuko, Odette Giuffrida nga Italia.

Të premten garojnë Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë si dhe Akil Gjakova e Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë.

Laura është bartësja e katërt në kategori dhe pretendente për medalje. Joanne van Lieshout e Holandës, Iva Oberan e Kroacisë dhe Manon Deketer e Francës janë më lartë në renditje se Laura.

Në kategorinë deri 73 kilogramë konkurrenca vlerësohet më e forta e mundshme. Si në asnjë kategori tjetër, janë plot 41 xhudistë.

Akili është bartësi i pestë dhe do të jetë në konkurrencë të fortë me francezin Joan Benjamin Gaba, Hidayet Heydarovin e Azerbajxhanit, Leonardo Valerianin e Italisë, Lasha Shavdatuashvilin e Gjeorgjisë dhe xhudistë të tjerë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Kërkohet largimi i Xhakës dhe trajnerit nga Sunderlandi

Nis gjykimi ndaj Dukagjin Lekajt për rastin “Bon Vivant”, mohon fajësinë për tentimvrasje ndaj Andi Pajazitit

Nis gjykimi ndaj Dukagjin Lekajt për rastin “Bon Vivant”, mohon fajësinë për tentimvrasje ndaj Andi Pajazitit

Futsall, Kosova gati për sfidën e vështirë me Italinë

Futsall, Kosova gati për sfidën e vështirë me Italinë

Superliga vazhdon në mesjavë

Futboll, derbi kryesor luhet në Gjilan

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

Shiroka-Pula priti në takim delegacionin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Shiroka-Pula priti në takim delegacionin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë” në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë” në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

“Mesditë”- 06.11.2026

“Mesditë”- 06.11.2026

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Kërçeli e akuzoi për keqpërdorime në kontratën 10-milionëshe të ndriçimit “Smart”, Rama i kundërpërgjigjet

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën