TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia sekuestron armë, 520 fishekë dhe 21 gëzhoja

by Tëvë1
4 javë ago
5
A A
Detaje nga vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia sekuestron armë, 520 fishekë dhe 21 gëzhoja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe vëllain e saj, ndërsa ka plagosur një person tjetër, djalin e axhës së bashkëshortes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 tetor, në orën 14:26. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga policia pas ngjarjes.

Dy viktimat e para kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa personi i tretë është plagosur dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit.

Gjatë hetimeve në dy lokacione, policia ka sekuestruar katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha. Ndërkaq, në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Sipas policisë, i dyshuari kishte leje të skaduar për këtë armë.

Kontrollet kanë vazhduar edhe në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit, me urdhër të prokurorit. Aty janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduara, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 1 mijë e 600 diabolla për pushkë pneumatike.

Si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe pajisje DVR për regjistrimin e kamerave të sigurisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

“Fsh. Livoç i Ulët, Gjilan  09.10.2026 – 14:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri tre viktimat, një femër-bashkëshorten e tij, një mashkull- vëllai i bashkëshortes dhe viktimën tjetër mashkull-djali i axhës së bashkëshortes. Si pasojë, dy viktimat e para kanë ndërruar jetë, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore që i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në dy vende të ngjarjes janë sekuestruar katër fishekë, njëzetenjë gëzhoja dhe pesë predha si dhe brenda veturës së të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vepra për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike. Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./teve1.info/

Tags: arrestimGjilanTeve1vrasja
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

​5 të vdekur e 10 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

​5 të vdekur e 10 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën