TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mot i ftohtë gjatë javës, temperatura minimale deri në -13 gradë celsius

by tëvë1
10 minuta ago
0
A A
Mot i ftohtë dhe me reshje gjatë ditës

Gjatë javës së ardhshme  30 nëntor – 4 dhjetor moti do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat do të mbeten dukshëm të ulëta, me tendencë të rënies së mëtejshme në fillim të javës.

Vlerat minimale do të lëvizin nga -7°C deri në -13°C, ndërsa maksimalet kryesisht nga -4°C deri në 3°C.

Mëngjeset e së martës, së mërkurës dhe së enjtes pritet të jenë veçanërisht të ftohta.

Të mërkurën dhe të enjten pritet intensitet më i theksuar i ngricave për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të premten parashihet një rritje e lehtë e temperaturave maksimale, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në 3°C.

Megjithatë, kjo rritje nuk do të jetë e mjaftueshme për eliminimin e ngricave. Kushtet e krijuara do të favorizojnë ngrirjen e rrugëve, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Rreziku do të jetë më i theksuar në viset malore, urat dhe rrugët me hije.

Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të ftohtë dimëror, ngrica të shpeshta dhe mbajtje të konsiderueshme të mbulesës së borës.

E HËNË

Moti do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme, të cilat do të alternohen me intervale me diell. Si pasojë e masave të ftohta ajrore, në të gjithë territorin parashihen kushte për paraqitjen e ngricave, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit.

Tmin -7 deri -3°C | Tmax -2 deri 1°C

Era: Verilindja 1-5m/s

E MARTË – 01.12.2026

Do të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime të herëpashershme të vranësirave të pjesshme. Nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore, temperaturat do të shënojnë rënie të mëtejshme, duke krijuar kushte për ngrica të theksuara në të gjithë territorin, sidomos gjatë orëve të mëngjesit.

Tmin -11 deri -6°C | Tmax -4 deri 0°C

Era: Veriperendimi 1–4m/s

E MËRKURË – 02.12.2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara, të cilat lokalisht mund të jenë të pranishme gjatë ditës. Temperaturat e ulëta do të favorizojnë formimin e ngricave në të gjitha rajonet e vendit. Rekomandohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në komunikacion, për shkak të mundësisë së ngrirjes së sipërfaqeve të rrugëve.

Tmin -13 deri -5°C | Tmax -4 deri -1°C

Era: Veriperendimi 1-4m/s

E ENJTE – 03.12.2026

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të herëpashershme, kryesisht të karakterit të pjesshëm. Gjatë orëve të para të ditës pritet të ketë ngrica, si pasojë e temperaturave negative. Kujdes i shtuar u rekomandohet pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zonat kodrinore-malore dhe në viset me lartësi më të madhe mbidetare, ku mundësia e ngricave mbetet më e theksuar.,

Tmin -13 deri -6°C | Tmax -4 deri 1°C

Verilindjes 1-6m/s

E PREMTE – 04.12.2026

Kushtet meteorologjike do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët, me intervale kohore me diell. Gjatë orëve të mëngjesit do të ketë kushte për paraqitjen e ngricave, ndërsa gjatë ditës, si pasojë e rritjes graduale të temperaturave maksimale, pritet një zbutje e lehtë e kushteve termike.

Tmin -11 deri -6°C | Tmax -3 deri 3°C

Era: Veriperendimi 1-6m/s

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngrica në mëngjes, reshje bore gjatë ditës

Trashësia e borës ka arritur deri në 35cm në viset e larta marlore

Basha: Të gjitha rrugët që janë në menaxhim të ministrisë janë të hapura për qarkullim

Basha: Të gjitha rrugët që janë në menaxhim të ministrisë janë të hapura për qarkullim

Drafti i ri për Specialen gati, priten konsultime me BE-në

Çitaku: Nuk do të zmbrapsemi, do ta çojmë përpara ligjin për mbrojtjen e çlirimtarëve

Drejtori i Shërbimeve Publike në Viti thotë se rrugët në fshatra edhe qytet janë hapur pas reshjeve të borës

Drejtori i Shërbimeve Publike në Viti thotë se rrugët në fshatra edhe qytet janë hapur pas reshjeve të borës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën