TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë

Shqipëria ka hapur sot grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”, duke përmbyllur fazën e parë të procesit negociues.

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, deklaroi se hapja e grupkapitullit të fundit përbën një moment historik për Shqipërinë.

“Ndihemi për plot energji dhe në borxh nëse nuk realizojmë në kohën e duhur. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit apo ribashkimit të Evropës po merr. Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet e disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate e për tu siguruar se ky proces që po ndërtojmë të mos ndalet,” u shpreh ai.

Kryeministri garantoi se Shqipëria do të vijojë me të njëjtin ritëm pune në mënyrë që të sigurohet që procesi i anëtarësimit europian të mos ndalet.

“Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet, disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate, për të siguruar që ky proces të mos ndalet.”, tha ai.

Kryeministri Rama vuri më tej theksin te mbështetja e jashtëzakonshme qytetare për integrimin, duke shtuar se 90% e qytetarëve kërkojnë prezencën e Shqipërisë në tryezën e BE-së.

“Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë dhe me një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE më shumë se 90% e qytetarëve tanë. Jam i sigurt se ata shumë pak që janë në këtë % të vogël që mbetet thjesht s’do kenë pasur ditë të mirë sepse vështirë të mendoj ndonjë shqiptar që anëtarësimi në BE nuk është ideja më e mirë dhe horizonti ku duhet të synojmë.”, u shpreh Rama./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën