TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çejku thotë se mungesa e Kurtit në Tiranë është humbje për Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çejku thotë se mungesa e Kurtit në Tiranë është humbje për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Greqi ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI. Ndërkohë që në Tiranë po mbahet takimi përgatitor për Procesin e Berlinit.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku mungesën e kryeministrit Kurti në takimin përgatitor të Tiranës e ka cilësuar si humbje për kreun e Qeverisë, por edhe për shtetin.

Madje Çejku, vlerësoi se edhe nëse sot nuk do të mbahej Forumi i Kretës në Greqi, kryeministri Kurti prapë do të gjente ndonjë arsye për të mos shkuar në takimin e liderëve të rajonit në Tiranë.

“Unë mendoj që në nivelin ku është tashmë komunikimi mes dy kryeministrave tanë edhe nëse nuk do të kishte një forum si ai që zhvillohet në Kretë,  kryeministri Kurti do të kishte gjetur një arsye tjetër për të mos ardhur në Tiranë. Kjo tregon që nuk bëhet fjalë për përkeqësim të marrëdhënieve mes dy kryeministrave tanë, por për mungesë marrëdhëniesh dhe tashmë pyetja shtrohet se si do të vijmë në një nivel të normalizimit të marrëdhënieve mes dy kryeministrave sepse kjo ndikon edhe në bashkëpunimin e sektorëve dhe institucioneve mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje ish-ambasadori Çejku tha se mosshkuarja e Kurtit në këtë takim është humbje për të e për Kosovën, por jo edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Zoti Kurti edhe mund ta shmangte deri diku takimin e Kretës për shkak se ai tashmë është një pjesëmarrës i vazhdueshëm i atij forumi, shkon për herë të gjashtë. Pra edhe nëse do të shkonte me disa orë vonesë nuk është se do të prishte ndonjë punë të madhe, për më tepër që gjithashtu ky është një forum që nuk është i organizuar nga Qeveria e Greqisë, por është e organizuar nga e majta greke e cila është në opozitë. Dhe mendoj se humbja në këtë rast nuk është për zotin Rama që mungoi zoti Kurti, por mendoj që është  për zotin Kurti dhe Kosovën”, shtoi ai.

Ndryshe, kryeministri Kurti po qëndron në Greqi ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti kishte konfirmuar muaj më parë prezencën në këtë konferencë dhe për mospjesëmarrjen në takim e ka njoftuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në muajin tetor në Tiranë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën