Pas stërvitjeve në “Shtëpinë e Futbollit”, Kombëtarja e Shqipërisë, ka mbyllur përgatitjet të mërkurën për duelin e rëndësishëm ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve.
Stërvitjen e fundit apo zyrtare, Shqipëria e zhvilloi në “Air Albania”, stadium edhe ku do të luhet ndeshja me Finlandën.
Dueli Shqipëri – Finlandë, do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45 dhe i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve, të cilit i prijnë “kuqezinjtë” me 9 pikë të tubuara.
Në këtë stërvitje, selektori Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike.
Gjithashtu, u punua edhe për për skemat e lojës, u zhvilluan ushtrime fizike dhe u provuan goditjet standarde.
Tri ditë pas ndeshjes me Finlandën, Shqipëria do të luajë në udhëtim kundër Bjellorusisë, përballje kjo që zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Me këto dy përballje, Shqipëria e mbyll këtë sezon të Ligës së Kombeve, me synimin që ta mbajë pozitën e parë në grup dhe të promovohet në ligën B sezonin tjetër.







