Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro 50 konsumatorë si pasojë e borxheve të mbetura të cilat varojnë nga 300 deri në 3,000 euro.
Sipas tyre, aksionet në terren do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim ku si për synim ka rritjen e disiplinës së pagesave dhe trajtimin e barabartë të të gjithë konsumatorëve.
Gjatë ditës së djeshme KRU “Prishtina” ka paralajmëruar shkyçje nga rrjeti për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara radhazi./teve1.info/







