Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i ka propozuar presidentes Justina Shiroka-Pula riemërimin e pesëmbëdhjetë (15) gjyqtarëve me mandat të përhershëm.
Ky propozim është bazuar në procesin e vlerësimit të performancës, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin përkatës, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
Në mbledhjen e së mërkurës KGJK me propozim të Kryetarit të Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepit, ka caktuar gjyqtaren Delushe Halimi nënkryetare të Gjykatës Supreme të Kosovës./teve1.info/









