TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bunjaki i propozon Përparim Ramës, emërtimin e një rruge në Prishtinë, me emrin e ish-Presidentit të UEFA-së

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
2
A A
Bunjaki i propozon Përparim Ramës, emërtimin e një rruge në Prishtinë, me emrin e ish-Presidentit të UEFA-së

Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, dhe njëri nga nismëtarët e çështjes së ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, Albert Bunjaki, në një lidhje direkte në emisionin VAR në Tëvë 1 të dielën, ka dalë me një propozim interesant e kuptimplotë për të nderuar një mik të madh të futbollit vendor.

Gjatë periudhës së pasluftës kur Federata e Futbollit e Kosovës po bënte përpjekje për t’u anëtarësuar në UEFA dhe FIFA, Bunjaki si trajner futbolli në Suedi dhe duke qenë se ishte i afërt  me drejtues të futbollit suedez dhe me lidhjet e tij edhe në UEFA, me ish-Presidentin Lennart Johansson, ka qenë njeriu kyç në ndërmjetësimin e bisedimeve ndërmjet UEFA-së e FFK-së.

Përmes një letre ai i ka propozuar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të nderohet figura e z. Johansson dhe një nga rrugët e Prishtinës, pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të emërtohet me emrin e presidentit tashmë të ndjerë të UEFA-së.

Kjo sipas Bunjakit për të shprehur mirënjohje për Johanssonin, të cilin e ka vlerësuar: “ndër të parët që e ngriti në mënyrë zyrtare çështjen e Kosovës në instancat më të larta të futbollit evropian, në një kohë kur Kosova ishte ende larg njohjes ndërkombëtare në sport”.

Në 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, emisioni VAR në Tëvë1, ia ka kushtuar kësaj date, 3 Maj 2016, kur në Kongresin e UEFA-së në Budapest, Kosova u pranua anëtare me të drejta të plota. Bunjaki, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe ish-nënkryetari i FFK-së, Haki Demolli, ishin pjesëmarrës në emisionin e së dielës.

Mëposhtë propozimi dhe letra e plotë e Bunjakit:

I nderuar Kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama,

Po ju drejtohem me respekt të thellë për të paraqitur një propozim që besoj se ka rëndësi të veçantë historike, sportive dhe simbolike për qytetin e Prishtinës dhe për Republikën e Kosovës.

Bëhet fjalë për nderimin e figurës së z. Lennart Johansson, ish-president i UEFA-s, përmes emërtimit të një rruge në kryeqytetin tonë me emrin e tij  ”Rruga Lennart Johansson”.

Z. Johansson ishte një nga figurat më të rëndësishme të futbollit evropian, por për ne në Kosovë ai përfaqëson shumë më tepër se kaq. Gjatë mandatit të tij si president i UEFA-s, ai ishte ndër të parët që e ngriti në mënyrë zyrtare çështjen e Kosovës në instancat më të larta të futbollit evropian. Në një kohë kur Kosova ishte ende larg njohjes ndërkombëtare në sport, guximi dhe vizioni i tij kontribuan në hapjen e rrugës drejt përfshirjes dhe pranimit tonë në familjen evropiane të futbollit.

Ky veprim nuk ishte vetëm sportiv, por edhe thellësisht njerëzor dhe vizionar. Ai tregoi se futbolli mund të jetë një urë lidhëse mes kombeve dhe një zë për drejtësi dhe përfshirje.

Emërtimi i një rruge me emrin e tij në Prishtinë do të ishte një akt mirënjohjeje dhe respekti institucional për një mik të madh të Kosovës. Njëkohësisht, do të shërbente si frymëzim për gjeneratat e reja, duke i kujtuar ato për rëndësinë e lidershipit, guximit dhe mbështetjes ndërkombëtare në momente kyçe të historisë sonë.

Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj, Prishtina ka treguar vazhdimisht vullnet për të nderuar figura që kanë kontribuar në zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në këtë frymë, besoj se ky propozim meriton shqyrtim serioz.

Ju falënderoj për kohën dhe vëmendjen tuaj, dhe shpresoj që kjo nismë të gjejë mbështetjen tuaj.

Me respekt të lartë,

Albert Bunjaki

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

IKShPK: Për dy javë 19 raste me Covid-19

IKSHPK apelon për vaksinimin kundër fruthit

Paraguai me festë kombëtare pas kalimit në 1/8 e finales

Paraguai me festë kombëtare pas kalimit në 1/8 e finales

Nagelsmann flet për të ardhmen e tij

Nagelsmann flet për të ardhmen e tij

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

WhatsApp prezanton ndryshime në cilësimet e privatësisë

WhatsApp prezanton ndryshime në cilësimet e privatësisë

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

71-vjeçarja humb jetën pasi ra në një bunar në Koshare të Ferizajt

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Prishtinë 20-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën