TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bosnjë e Hercegovinë, agjencia e hetimit përpiqet të arrestojë Dodikun

nga tëvë1
23 Prill, 2025
3
A A
Bosnjë e Hercegovinë, agjencia e hetimit përpiqet të arrestojë Dodikun

Anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), me urdhër të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kanë tentuar të arrestojnë kreun e entitetit Republika Srpska të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Megjithatë, siç konfirmoi për Anadolu zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiq, Dodik nuk është arritur të arrestohet te Qendra Administrative e Qeverisë së Republikës Srpska në Sarajevën Lindore.
“Sonte, anëtarët e SIPA-s ishin në ambientet e Qendrës Administrative të Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore dhe u përpoqën të zbatojnë urdhrin e Gjykatës së BeH-së, që ka të bëjë me heqjen e lirisë së Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Srpska”, tha Miovçiq.

Ajo shtoi se anëtarët e SIPA-s “kryen një intervistë me anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska”

“Ata janë tërhequr nga vendi i ngjarjes, sepse kanë vlerësuar se mund të ketë shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Nuk ka pasur përdorim të forcës”, tha Miovçiq.

Kriza politike në Bosnjë e Hercegovinë pasoi pasi Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës në fund të muajit shkurt dënoi presidentin e entitetit Republika Srpska, Milorad Dodik, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e detyrës së presidentit të Republikës Srpska për “mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë”.

Më pas, Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës lëshoi një urdhër-arrest ndaj Dodikut, si dhe kryeministrit të Republikës Srpska, Radovan Vishkoviq dhe kreut të asamblesë së entitetit, Nenad Stevandiq.

Ata dyshohen për veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues” pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska e miratoi, ndërsa Dodik nënshkroi një dekret që shpall ligjet që ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe të sigurisë në entitetit Republika Srpska të Bosnjë e Hercegovinës.

Më herët, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka pranuar propozimin e Prokurorisë së Shtetit për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Dodikun dhe Stevandiqin, të cilët akuzohen për veprën penale “sulm ndaj rendit kushtetues”. Interpoli nuk lëshoi një urdhër-arrest ndërkombëtar dhe Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës kërkoi një rishikim të këtij vendimi.

Ndërkohë, Dodik disa herë ka kaluar kufirin e Bosnjë e Hercegovinës për të udhëtuar jashtë vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonët izraelitë shkatërrojnë qindra ullinjë në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë shkatërrojnë qindra ullinjë në Bregun Perëndimor

Autoritetet iraniane thonë se 935 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë konfliktit 12-ditor

Autoritetet iraniane thonë se 935 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë konfliktit 12-ditor

Numri i të vrarëve në Gaza tejkalon 56,000, ndërsa sulmet izraelite vrasin 80 të tjerë brenda një dite

Numri i të vrarëve në Gaza tejkalon 56,000, ndërsa sulmet izraelite vrasin 80 të tjerë brenda një dite

Australia përsëri u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Australia përsëri u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

“Info Nata”- 30.06.2025

“Info Nata”- 30.06.2025

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X