TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi pyet BE-në se cili është perceptimi i tyre për fytyrën e vërtetë të Serbisë pas vendimeve të fundit lidhur me Kosovën

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
Bislimi për Tëvë1: Një shtet i BE-së refuzon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi thotë se Serbia po vazhdon pengimin e procesit të dialogut, duke shkelur parimet dhe frymën e marrëveshjeve, së fundmi, “përmes projektligjit për përndjekje të paraqitur dje nga qeveria e tyre”.

Bilsimi në “X” ka shkruar se Serbia po dërgon letra në Komisionin Evropian për të zbatuar detyrimet nga dialogu vetëm që të përfitojnë miliona euro nga BE-ja dhe Plani i Rritjes.

“Serbia nga njëra anë dërgon letra angazhimi ndaj Komisionit Evropian ku shpreh vullnetin për të zbatuar detyrimet që rrjedhin nga procesi i dialogut, vetëm që të marrin miliona euro nga BE-ja dhe Plani i Rritjes, nga ana tjetër vazhdojnë të shkelin marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, dhe të bëjnë çdo përpjekje për të vazhduar bllokimin e rrugës përpara në procesin e normalizimit”, ka shkruar ai.

Ai tha se konstruktiviteti i rremë i Serbisë po vazhdon të ekspozohet përmes lëvizjeve në terren.

“Përmes lëvizjeve në terren të vetë Serbisë, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vitet e fundit, sulmin në Banjskë, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikadat në veri, fluturimin e MIG-ave pranë kufirit tonë, vendosjen e ushtrisë në gatishmëri të lartë dhe tash edhe me projektligjin për përndjekje të paraqitur dje, konstruktiviteti i tyre i rremë vazhdon të ekspozohet”, ka shkruar mes tjerash Bislimi.

Zëvendëskryeministri thotë se BE-ja si ndërmjetësuese duhet të përgjigjet dhe të reagojë pas vendimeve të fundit të Serbisë që lidhen me Kosovën.

“Cili është perceptimi i BE-së për fytyrën e vërtetë të Serbisë? A është ajo që në mënyrë të pabesueshme përpiqet të shfaqet si “konstruktiv” duke deklaruar përkushtimin ndaj procesit, apo ajo që miraton ligje të tilla dhe shkel vazhdimisht marrëveshjet dhe cenon integritetin territorial dhe sovranitetin tonë? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë në mënyrë të vendosur”.

Qeveria e Serbisë njoftoi sot se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Tags: BEBesnik BislimiSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

“Info Nata”- 17.09.2026

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën