Bayern Muncheni është gjysmëfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Skuadra nga Gjermania në fazën çerekfinale të kësaj gare, e eliminoi Arsenalin me rezultatin e përgjithshëm 3:2.
Pas barazimit 2:2 javën e shkuar në Londër, Bayerni të mërkurën mbrëma triumfoi me rezultatin minimal 1:0 në “Allianz Arena”.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 63-të. Me këtë triumf, Bayerni u kualifikua në mesin e katër skuadrave më të mira të Championsit.
Para Bayernit, në gjysmëfinale të kësaj gare janë kualifikuar edhe Paris Saint-Germaini e Borussia Dortmundi.