Gjiganti katalunas Barcelona po përgatit terrenin për një lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.
Në radarët e katalanasve është sulmuesi i Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, për të cilin drejtori sportiv Deco ka interesim të veçantë.
Sulmuesi 20-vjeçar francez po rikthehet pas një lëndimi të rëndë në këmbë, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 13 gola në 35 ndeshje në kampionatin anglez.
Barcelona kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë verës, por dy ofertat e saj ishin refuzuar nga Bournemouthi.
Tani, katalanasit do ta përcjellin nga afër rikthimin e tij në fushë, për të vendosur nëse do të bëjnë një tjetër përpjekje për ta sjellë në Spanjë.











