TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Barbano: Kriza politike po rrezikon institucionet, të formohen sa më shpejt

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Barbano: Kriza politike po rrezikon institucionet, të formohen sa më shpejt

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, në përfundim të mandatit të tij, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, por ka paralajmëruar se kriza e zgjatur politike dhe mungesa e institucioneve të reja paraqesin rrezik për funksionimin demokratik të vendit.

Duke folur për bllokadën politike pas zgjedhjeve, shefi i EULEX-it theksoi se Kosova ka nevojë sa më shpejt për institucione të reja.

Derisa fjalë të mira pati për procesin e fundit zgjedhor , për të cilin tha se është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike.

“Procesi është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe ka mundësuar ushtrimin demokratik të votës pa ndonjë incident të rëndësishëm që do të ndikonte në siguri apo në mënyrën demokratike të konsultimit me elektoratin… Nevoja për një qeveri të plotë dhe funksionale është garanci për çdo përparim të mëtejshëm në Kosovë, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme, për të mirën e të gjithë qytetarëve, të gjitha aktiviteteve në Kosovë dhe të ekonomisë, që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria. Natyrisht, kjo kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politikë. Tashmë është e nevojshme të tejkalohen ndarjet ekzistuese, duke pasur parasysh përgjegjësitë kushtetuese që secili aktor mban dhe duke ndryshuar qasjen që ka karakterizuar këtë krizë politike tashmë tepër të gjatë”, tha Barbano në një intervistë për KosovaPress

Ai paralajmëroi se zvarritja e krizës politike mund të krijojë hapësirë për probleme institucionale.

“Sa më gjatë të vazhdojë një krizë politike pa mbikëqyrjen e një parlamenti dhe kuvendi plotësisht funksional, aq më të mëdha janë mundësitë që të ndodhin mospërputhje institucionale.

Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha organet kushtetuese të jenë funksionale dhe të veprojnë siç duhet për të mbrojtur demokracinë, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të vazhduar rrugën evropiane.

Kjo do të mundësojë ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për përafrimin e Kosovës me standardet që kërkohen për integrimin e saj të mundshëm në Bashkimin Evropian”, nënvizoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, spiunuan për situatën në veri

Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, spiunuan për situatën në veri

Haxhiu viziton sportistët e Kosovës në Taranto: Urojmë të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët e Kosovës në Taranto: Urojmë të kthehemi me medalje

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

Ministria e Infrastrukturës gjobit me 14,910 euro mjetet e rënda për tejkalim peshe

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

8 përfitime shëndetësore të shalqirit që mund të mos i keni ditur

8 përfitime shëndetësore të shalqirit që mund të mos i keni ditur

Si t’i mbroni rrotat e valixhes nga papastërtitë

Si t’i mbroni rrotat e valixhes nga papastërtitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën