TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani i afrohet edhe më shumë titullit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani i afrohet edhe më shumë titullit

Skuadra e Ballkanit i është afruar edhe më shumë mbrojtjes së titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, më lehtësi ka triumfuar në Suharekë ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 3:0 të dielën në kuadër të xhiros së 34-të.

Walid Hamidi (32’),  Almir Kryeziu (52’) dhe Bernard Karrica (88’) shënuan golat për fitoren e Ballkanit, i cili mbetet në krye të tabelës me 72 pikë të mbledhura kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të këtij edicioni.

Katër pikë më pak se Ballkani i ka skuadra e Llapit që në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e mposhti skuadrën e Malishevës 1:0, falë golit të shënuar nga sulmuesi Ahmed Januzi (37’).

Ndërkohë, Drita është përshëndetur nga gara për titullin e kampionit pasi luajti pa gola në shtëpi kundër Feronikelit ’74 dhe tani ka gjashtë pikë më pak se Ballkani që është lider.

Fitore të rëndësishme në këtë xhiro ka shënuar edhe Dukagjini që triumfoi 1:0 ndaj Prishtinës, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Redon Syla (58’). Me këtë fitore, Dukagjini e siguron mbetjen në elitën e futbollit kosovar edhe për edicionin e ardhshëm.

Gara për t’i ikur barazhit do të vazhdoj deri në fund mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74. Gjilani fitoi 3:0 në udhëtim te Liria e Prizrenit dhe zë vendin e 7-të me 39 pikë, një më shumë se Feronikeli ’74 që është i teti, pozitë kjo që dërgon në barazh. Senad Jaroviq (29’) dhe Kushtrim Shabani (46’, 57’) realizuan për fitoren e Gjilanit.

Xhiroja e ardhshme do të jetë vendimtare si në garën për titullin e kampionit ashtu edhe në atë për t’u larguar nga zona e barazhit.

Llapi e pret Ballkanin në shtëpi në xhiron e parafundit në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante dhe mund t’i jap fund dilemave për kampion. Ballkani po synon titullin e tretë rresht në histori të klubit, ndërsa Llapi të parin.

Ndërkohë, sa i përket zonës së barazhit, Feronikeli ’74 e pret në shtëpi Dukagjinin kurse Gjilani është mysafir i Dritës. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje luhen të shtunën dhe nisin në orën 17:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sezoni i Championsit nis të martën

Sporting e Sabah fitojnë në Champions

Bashkimi prezanton edhe. jë përforcim

Bashkimi prezanton edhe. jë përforcim

Gjilani kthehet te fitorja

Gjilani kthehet te fitorja

Kosova humb edhe në Vjenë

Kosova humb edhe në Vjenë

Sezoni i Championsit nis të martën

Sporting e Sabah fitojnë në Champions

Bebe Rexha ndan një video duke kërcyer me Ledri Vulën në dasmën e vëllait të saj

Bebe Rexha ndan një video duke kërcyer me Ledri Vulën në dasmën e vëllait të saj

Kosova asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

Kosova asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

Bashkimi prezanton edhe. jë përforcim

Bashkimi prezanton edhe. jë përforcim

Bllokohet përkohësisht rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë

Bllokohet përkohësisht rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë

Gjilani kthehet te fitorja

Gjilani kthehet te fitorja

Kosova humb edhe në Vjenë

Kosova humb edhe në Vjenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën