TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

by teve1
8 muaj ago
5
A A
Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, për miratimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Sipas komunikatës, së bashku me padinë, AVONET ka propozuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë në detyrë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.

“Ky propozim është ngritur në bazë të nenit 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative, duke u arsyetuar se zbatimi i vendimit do të shkaktonte dëme të rënda dhe të pariparueshme ndaj rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe interesit publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në padinë e dorëzuar, AVONET thekson se Qeveria në detyrë me rastin e miratimit të vendimit në fjalë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“..konkretisht me nenin 72, si dhe me nenet 28, 29 dhe 31 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat kufizojnë veprimtarinë e një qeverie që ushtron funksionet vetëm për çështje të domosdoshme administrative dhe jo të miratoj projektligje”, theksohet në komunikatë.

Sipas analizës ligjore të AVONET, miratimi i projektligjit për ndarjet buxhetore përbën një akt me karakter administrativ dhe politik, i cili tejkalon kompetencat e një qeverie në detyrë.

Për më tepër, theksohet se kryeministri në detyrë dhe disa ministra të kabinetit qeveritar tashmë janë në funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, çka sipas Avonet përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe ndalimit të ushtrimit të dy funksioneve publike njëkohësisht.

Përmes kësaj padie, AVONET kërkon nga Gjykata që të anulojë vendimin e Qeverisë në detyrë si të paligjshëm dhe antikushtetues, si dhe të pezullojë efektet e tij deri në vendimin përfundimtar, duke garantuar respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe parimit të shtetit të së drejtës.

“Ky veprim i AVONET reflekton një të drejtë të ushtrimit të mjeteve juridike, me qëllim të mbrojtjes së rendit kushtetues, ndarjes së pushteteve dhe integritetit institucional, duke siguruar që proceset buxhetore të zhvillohen në përputhje me mandatet legjitime dhe parimet demokratike që përqafon Republika e Kosovës, përmes Kushtetutës dhe ligjeve të saj pozitive”, thuhet në fund te komunikatës./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Teherani e vlerëson armëpushimin në Liban njësoj të rëndësishëm si marrëveshjen me Iranin

Teherani e vlerëson armëpushimin në Liban njësoj të rëndësishëm si marrëveshjen me Iranin

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

Gratë nga komunitetet, më të goditura nga pabarazia në punësim

Gratë nga komunitetet, më të goditura nga pabarazia në punësim

Duelet e fundit të Grupit B, Zvicra synon vendin e parë

Duelet e fundit të Grupit B, Zvicra synon vendin e parë

Tuchel vlerëson mbrojtjen e Ganës

Tuchel vlerëson mbrojtjen e Ganës

Demokratët Evropianë: Regjimi i Vuçiqit po heton viktimat e “topit zanor”, jo përgjegjësit

Demokratët Evropianë: Regjimi i Vuçiqit po heton viktimat e “topit zanor”, jo përgjegjësit

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën