Ka nisur në Prishtinë protesta kundër vrasjes së grave, me thirrjet “Drejtësi për gratë e vrara”.
Kjo protestë është thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Përmes kësaj proteste, RrGK kërkon ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e femicidit si vepër penale të veçantë, krijimin e mekanizmit “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.







