TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria: Ulëm shkallën e papunësisë në 10.8%, rënia më e madhe historike

by tëvë1
33 sekonda ago
0
A A
Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Qeveria e Kosovës ka publikuar të arriturat kryesore të qeverisë Kurti 2.

Sipas ekzekutivit në këtë mandat kanë ndodhur të arriturat kryesore

Në raportin e qeverisë thuhet se rritja ekonomike gjatë këtij mandati ishte mesatarisht 6% në vit, pa u mbështetur te privatizimet e borxhi.

Sipas raportit në investimet kapitale janë ekzekutuar 729 milionë euro për projekte strategjike në vitin 2025, shuma më e lartë e investimeve publike e buxhetuar ndonjëherë.

Qeveria ka theksuar se është ulur shkalla e papunësisë

“Ulëm shkallën e përgjithshme të papunësisë në 10.8%, rënia më e madhe historike e matur nga Agjencia e Statistikave”, thuhet në raport.

Qeveria ka thënë se borxhi publik është zbritur  në 16% të BPV (niveli më i ulët në Evropë) nga 22.4% në vitin 2020.

“Dyfishuam qarkullimin e bizneseve, nga 12.5 miliardë euro në vitin 2019 në 25 miliardë euro në vitin 2025. Në të njëjtën periudhë, fitimi i korporatave sipas të dhënave tatimore u rrit nga 900 milionë euro sa e gjetëm, në rreth 2.3 miliardë euro”, thuhet tutje.

Qeveria ka vlerësuar se gjatë mandatit 2021-2026 është rritur edhe prodhimi bujqësor vendor.

“Prodhimi bujqësor vendor, përfshirë prodhimet bimore dhe blegtorale arriti në rreth 1.19 miliardë euro në vitin 2025, rritje prej 17.8% krahasuar me vitin 2024 (rreth 1.01 miliardë euro) dhe rritje prej 52.6% krahasuar me vitin 2020 (rreth 779.5 milionë euro). Eksporti i produkteve bujqësore: Në vitin 2025 arriti në vlerë prej 186.6 milionë euro, rreth 152% më shumë se në vitin 2020 kur ishte 73.9 milionë euro”, thuhet në raport.

Qeveria ka thënë se është bërë edhe ringritja e ndërmarrjeve publike Telekom, KEK, Posta e Kosovës.

Sa i përket fushës së energjisë, Qeveria ka bërë se janë bërë investime në kapacitetet ekzistuese për prodhimin e energjisë

“Investimi në kapacitetet ekzistuese për prodhim të energjisë Modernizimi i turbinave të Termocentralit “Kosova B” 57.87 mil € in­ves­ti­mi më i madh në këtë sektor në mbi 40 vite”, thuhet në raport.

Në fushën e mbrojtjes Qeveria ka theksuar se është trefishuar buxheti, duke thënë se gjatë këtij mandati arsenali i armëve është zgjeruar në mbi 40 lloje.

“Për 12 vjet, FSK-ja kishte vetëm një lloj pushke, të prodhuar nga Heckler & Koch, dhe një lloj pistolete, Glock. Gjatë qeverisjes sonë, arsenali është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi, përfshirë pushkë individuale, mitralozë të rëndë dhe të lehtë ekiporë, si dhe pushkë moderne snajperësh”, thuhet tutje.

Në raport pamenden edhe investimet në shëndetësi, ndihma për gratë lehona dhe shtesat për fëmijë.

Poashtu qeveria ka përmendur investime në fushën e sportit, kulturës e trashëgimisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Të “pakapshmit” e shtetit

Theret me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim nga policia

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti: Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin e programit tonë të ri qeverisës

Në Kaçanik dhe Malishevë gjenden granata dore

Punëtorët e pastrimit gjejnë dy granata dore dhe një AK-47 në Prizren

Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Qeveria: Ulëm shkallën e papunësisë në 10.8%, rënia më e madhe historike

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Shpendi largohet në janar nga Cesena, destinacioni Serie A

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Të “pakapshmit” e shtetit

Theret me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim nga policia

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen sot në Bruksel

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen sot në Bruksel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën