Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një veture të tipit “Golf 2” në Shtime.
Rasti ishte raportuar më 24 nëntor, rreth orës 18:15, pasi vetura me ngjyrë të kaltër ishte vjedhur nga oborri i shtëpisë së pronarit, në rrugën “Shote Galica”.
Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin M.M., i cili është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit kujdestar, është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje”, ndërsa procedura do të vazhdojë në rrugë të rregullt.
Ndërkohë, vetura e vjedhur i është kthyer pronarit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.







