TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Armend Thaqi shpallet “Ylli i Javës”

by tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Armend Thaqi shpallet “Ylli i Javës”

Epiteti i futbollistit më të mirë të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll, i ka takuar mbrojtësit të krahut të djathtë, Armend Thaqit.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të martën se çmimi “Ylli i Javës” që jepet pas përfundimit të çdo xhiroje në Superligë për futbollistin me paraqitjen më të mirë, i është ndarë Thaqit.

Thaqi është kapiten i Gjilanit dhe më i merituari që skuadra e tij mori një pikë në derbin e Anamoravës kundër Dritës.

Kjo ndeshje përfundoi pa fitues, me rezultatin 1:1 kurse Thaqi krahas paraqitjes fantastike gjatë tërë ndeshjes, e shënoi edhe golin e barazimit, një supergol nga gjuajtja e lirë.

Komisioni i Veteranëve të futbollit, e ka konfirmuar Thaqin si lojtarin më të mirë të xhiros së 17-të, i cili u shpreh tejet i lumtur me këtë vlerësim dhe pranimin e çmimit.

“Derbi i qytetit asesi nuk duhet të humbet dhe jam i lumtur që së paku kemi marrë një pikë. Nuk e kemi nisur shumë mirë kampionatin, ndonëse klubi ka bërë investime të mëdha dhe ka pasur një organizim shumë të mirë. Hallka që ka dështuar këtë vit kemi qenë ne, futbollistët, të cilët nuk kemi arritur të komponohemi mirë mes vete dhe duhet të marrim përgjegjësi. Aktualisht kemi filluar këndelljen me trajnerin e ri dhe nuk duhet të lëshojmë më pike”, ka thënë Thaqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Gjithashtu, Thaqi shtoi se ky çmim i dedikohet bashkëlojtarëve të tij te Gjilani dhe tifozëve të klubit, duke pasur parasysh se derbi luhet për ata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Polici harron armën në një lokal, qytetari që e kishte marrë intervistohet në polici

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi në Gjakovë, QKUK jep detaje për gjendjen e tij

Policia jep detaje për rastin e mashtrimit të dyshuar nga Endrit Azemi, bllokohen llogaritë bankare

Policia jep detaje për rastin e mashtrimit të dyshuar nga Endrit Azemi, bllokohen llogaritë bankare

Shtatë raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 172

45 raste të reja brenda një jave, fruthi prek tashmë 26 komuna të Kosovës

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Polici harron armën në një lokal, qytetari që e kishte marrë intervistohet në polici

Të “pakapshmit” e shtetit

Në Qendrën Emergjente në Ferizaj vdes një 2-vjeçar, policia po heton rastin

Vjedhje në shkollën e fshatit Mramor në Prishtinë

Vjedhje në shkollën e fshatit Mramor në Prishtinë

Rutte sot merr detyrën si kreu i ri i NATO-s

Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, përfshirë edhe sigurinë në hapësirë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Presidentja viziton sot FSK-në

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me vranësira dhe diell

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën