Në shkollën e fshatit Mramor në Prishtinë, disa persona kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur para.
Rasti në Polici është paraqitur nga drejtori i shkollës i cili ka bërë të ditur se përveç parave janë marrë edhe disa thika të cilat ai i kishte sekuestruar nga nxënësit.
“Ankuesi mashkull kosovar, drejtor i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shkollë dhe kanë vjedhur 139€ dhe disa thika të sekuestruar nga ai kohë më parë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /teve1.info/







