TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analisti nga Shqipëria thotë se politika e Tiranës ka qenë e gabuar ndaj Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Analisti nga Shqipëria thotë se politika e Tiranës ka qenë e gabuar ndaj Kosovës

Analisti nga Shqipëria, Alfons Zeneli, tha se politika e Qeverisë së Shqipërisë, ka qenë mjaft e gabuar, posaçërisht kundrejt Kosovës.

Përmes një lidhjeje direkte në Tëvë1, Zeneli tha se nisma të ndryshme të Qeverisë së Tiranës, përfshirë Ballkanin e Hapur, kanë dëmtuar Kosovën, e njëkohësisht i kanë shërbyer imazhit të “shkatërruar” të Beogradit.

“Tirana është qendra e shqiptarëve dhe një Tiranë e fortë, një Tiranë që të jetë një pikë gravitacioni për gjithë rajonin, gjë që është shumë e mundshme, por është e mundshme vetëm në rast se Tirana do të zbatonte e do të aplikonte politika të drejta, të lidhura ngushtë  dhe vetëm konform interesave kombëtar. Fatkeqësisht, me aq sa kam parë gjatë këtyre zhvillimeve, politika e Tiranës ka qenë mjaft e gabuar, sidomos lidhur me Kosovën, sepse gjëja më e rëndësishme e shqiptarëve është Kosova. Ballkani i Hapur dhe nisma të tjera të Qeverisë së Tiranës, kanë dëmtuar Kosovën dhe kanë shërbyer imazhit të shkatërruar të Beogradit. Tirana mund të shndërrohet në qendër vetëm në qoftë se politikat e Qeverisë, sa i përket politikës së jashtme dhe politikës së brendshme, të jenë konform dhe të lidhura ngushtë me interesat kombëtare, vetëm atëherë Tirana vetvetiu mund të bëhet qendër e rajonit”, deklaroi Zeneli në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndërkaq, sa i përket samitit të mbajtur në Tiranë, “Ukrainë-Europa Juglindore”, me pjesëmarrje edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Zeneli tha se tubime e nisma të tilla, janë pozitive në parim.

“Sa i përket samitit, fjala siguri do të ishte kryefjalë. Po ta shikosh në parim, samitet, tubimet, kongreset, çdo gjë e tillë, janë pozitivë në parim, pasi bëhet shkas për të arritur në konkluzione për të marrë mendimet kolegjialisht, shtetet, njerëzit, e grupe të ndryshme. Nga kjo pikëpamje, e vlerësoj Samitin si nismë”, potencoi tutje Zeneli.

Prandaj sipas tij, ky samit s’mund të konsiderohet tërësisht i thjesht ku u vendosën vetëm gjëra për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

US Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria, kalon në turin e tretë të US Open

US Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria, kalon në turin e tretë të US Open

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Spalletti flet për lënien e Zhegrovës jashtë listës së UEFA

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën