TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ambasadori Cassis paralajmëron një fazë të re të bashkëpunimit Zvicër-Kosovë

by Tëvë1
6 orë ago
0
A A
​Ambasadori Cassis paralajmëron një fazë të re të bashkëpunimit Zvicër-Kosovë

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologut të tij zviceran, Ignazio Cassis.

Pas takimit, Konjufca vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ato tejkalojnë bashkëpunimin diplomatik dhe mbështeten në lidhjet e afërta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, raporton KosovaPress.

Konjufca shprehu gjithashtu pritjen që Zvicra ta mbështesë Kosovën në fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës janë jo vetëm diplomatike, por edhe të natyrës komunitare. Ato mbështeten në historinë që na ka afruar, besimin e ndërsjellë dhe lidhjet e afërta që kanë njerëzit dhe popujt tanë. E falënderoj ministrin Cassis dhe popullin zviceran për miqësinë që i ka ndihmuar shumë Kosovës dhe për partneritetin e vazhdueshëm”, tha Konjfuca.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, vlerësoi progresin e arritur nga Kosova, duke paralajmëruar një fazë të re të bashkëpunimit nga viti 2029, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, investimet dhe tregtinë.

Ai theksoi se marrëveshja me EFTA-n krijon mundësi të reja për shkëmbimet tregtare, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, ku bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës tashmë është i rëndësishëm.

“Kosova ka bërë progres të madh dhe të theksuar. Kjo na mundëson që bashkëpunimin tonë, nga viti 2029, ta sjellim në një fazë të re. Në një fazë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ku investimet dhe tregtia do të kenë një rol qendror. Kësaj i shtojmë një numër të madh instrumentesh, siç është marrëveshja e tregtisë së lirë me shtetet e EFTA-s, e cila që nga muaji i kaluar ka hyrë në fuqi. Kjo luan një rol të mirë për shërbimet, pasi tregtia në aspektin e shërbimeve mes Kosovës dhe Zvicrës është e fuqishme”, theksoi ai.

Cassis foli edhe për rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke nënvizuar se ato janë të ndërlidhura me sigurinë e rajonit dhe më gjerë. Ai rikujtoi kontributin e Zvicrës në stabilitetin rajonal përmes bashkëpunimit ndërkombëtar zhvillimor, si dhe pjesëmarrjen e saj në misionin e KFOR-it që nga viti 1999.

“Paqja, siguria dhe stabiliteti juaj janë stabiliteti ynë. Këtë e themi haptazi dhe qartë. Prandaj jemi të angazhuar në këtë stabilitet që nga viti 1995, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar zhvillimor, duke kontribuar me tre miliardë euro që i kemi investuar në rajon për këtë stabilitet. Që nga viti 1999, shteti im është pjesëmarrës në trupat e KFOR-it dhe ky është shërbimi ynë më i madh i jashtëm ushtarak”, tha ai.

Cassis rikonfirmoi angazhimin e Zvicrës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur shpresën për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përparimit në integrimin e komuniteteve etnike, përfshirë komunitetin serb, si dhe të përfaqësimit dhe trajtimit të tyre përmes mekanizmave përkatës.

“Zvicra po punon shumë gjatë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj që një ditë të arrijmë një qëllim… Dua t’ju them të punoni me zell për t’i integruar minoritetet e grupeve etnike, jo vetëm serbët, për t’i përfaqësuar dhe trajtuar me instrumentet përkatëse. Kjo për ne do të ishte me rëndësi dhe do të na gëzonte”, tha ai.

Tags: Glauk KonjufcaKosovaTeve1zvicrra
ShareTweet

Postime të ngjashme

Për katër ditë ishte i zhdukur, 13 vjeçari iku nga familja strehuese

Për katër ditë ishte i zhdukur, 13 vjeçari iku nga familja strehuese

Hasani: BE ka një seriozitet të madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Kosova po humb këtë momentum

Hasani: BE ka një seriozitet të madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Kosova po humb këtë momentum

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe mashtrim

“Këndi i Debatit” 05.11.2026

Sveçla: Kosova vazhdon të jetë partnere serioze e Europol-it

Sveçla: Kosova vazhdon të jetë partnere serioze e Europol-it

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës, por këta punonjës do të kenë avantazh

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës, por këta punonjës do të kenë avantazh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën