TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ndikon në imazhin e Policisë së Kosovës shfrytëzimi i vilës së terroristit, flet Ibishi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
A ndikon në imazhin e Policisë së Kosovës shfrytëzimi i vilës së terroristit, flet Ibishi

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se vila e sekuestruar e Radoiçiqit është e përshtatshme si objekt për nevojat e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo pasi që vetë arkitektura e saj është ndërtuar në formë strategjike për çështje të veprimit destruktiv e jo për një vilë që të shërbejë për nevoja familjare.

“Vila e Radoiçiqit është në një pozitë strategjike dhe sipas të gjitha gjasave i destinohet sektorit të sigurisë. Është e drejtë ligjore për një person, i cili ka qenë anëtar i krimit të organizuar dhe kjo pasuri ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit edhe si qytetar edhe si pjesë e krimit të organizuar, veçanti më 24 shtator kur ishte në krye të grupit terrorist edhe me këtë vendim justifikohet e drejta që agjensioni për ndarjen e pasurisë së sekuestruar t’ia ndajë institucioneve ose personave apo të marrë një vendim të caktuar lidhur me këto prona. Policia e Kosovës i ka aty bazat e veta aty afër, mendoj që kjo pozitë akoma është më e mirë, objekti është ndërtuar mbi bazën e një strategjie, ku megjithatë edhe qasjet pra mundësia në të për tërheqje apo për ofrim të objektit është jashtëzakonisht e kamufluar, sa kam mundur ta analizoj e di që edhe arkitektura e saj është e përshtatur jo për vilë familjare, por mu ashtu për çështje të veprimit destruktiv çfarë edhe ai ka punuar gjithë kohën sa ishte në Kosovë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkaq, se sa ndikon në imazhin e Policisë së Kosovës që ta shfrytëzojë një objekt të një terroristi, njohësi i sigurisë thotë se mund të ketë pikëpamje të ndryshme, por që thekson se duhet marrë parasysh perspektiven e rëndësisë së shfrytëzimit të kapaciteteve policore.

“Për imazhin mund të ketë pikëpamje të ndryshme se pse bash baza e Radoiçiqit? Por, mendoj që vetë pozita e objektit ku është ajo vetë e lokalizuar, afër liqenit dhe në kuptim të rëndësisë të shfrytëzimit të kapaciteteve policore si bazë policore, mendoj që ajo i plotëson konditat. E tash komentet kanë me qenë prej ma të ndryshme, pra edhe kundër asaj. Por, megjithatë unë e përkrahi këtë ide”, deklaroi Ibishi.

Autoritetet e Kosovës do t’i marrin në shfrytëzim pronat e sekuestruara të terroristit Millan Radoiçiq. Prona këto që u sekuestruan, pasi ai mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator. Dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave për institucionet e sigurisë e mundëson ndryshim-plotësimi i një udhëzimi administrativ nga Qeveria e Kosovës./teve1.info/

Tags: Milan Radoiçiqnuredin ibishiPolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën