Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se ia konfirmuan njëra-tjetrës marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve dhe u zotuan për thellim të tyre.
“E falënderova edhe për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, janë dakorduar se fuqizimi ekonomik i grave ka rol përcaktues në avancimin e pozitës së tyre dhe se janë pjesë e agjendës shtetërore dhe globale. / Teve1.info/