TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kosova do të hartojë protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale

Në Gllogoc pas një mosmarrëveshje një person ka rrahur një familjare të tij, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie dhe një revole.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 01.08.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

E në Prishtinë, është arrestuar një person i cili i kishte dëmtuar një dokument viktimës, raporton teve1.info

“Prishtinë 02.08.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte dëmtuar një dokument viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuar të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu në kryeqytet është arrestuar edhe një person tjetër, pasi që i njëjti ka rrahur një grua.

“Rr. Adriana Abdullahu 02.08.2022 – 15:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërsa në Prizren, një person ka rrahur një tjetër, ku viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

I njëjti është arrestuar.

“Prizren 02.08.2022 – 11:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një person.  Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe në Malishevë, ka ndodhur një rast i dhunës në familje, ku një person pas një mosmarrëveshje ka rrahur një familjare të cilës i është ofruar edhe tretmanë mjekësor, shkruan teve1.info

I dyshuari është arrestuar e më pas është liruar.

“Malishevë 02.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq në Skenderaj një person ka rrahur një familjare të tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Skenderaj 01.08.2022-23:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

E në Zveçan një person ka shkaktuar dhunë ndaj dy familjareve të tij të cilat edhe i ka kanosur.

“Zveçan 02.08.2022 – 10:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave kosovarë  si dhe i ka kanosur ata. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

E në Mitrovicë është arrestuar një grua.

E njëjta nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka rrahur një grua tjetër dhe një mashkull.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë Veri 02.08.2022 – 18:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat, një femër dhe një mashkull kosovarë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet ne mbajtje prej 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh./teve1.info/

Tags: dhune ne familje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Bllokohet e më pas lirohet për qarkullim rruga për në Merdare

Shtetas i huaj ndalohet në Merdarë, dyshohet për prezantim të policave të falsifikuara

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro

Apeli lë në burg Ilir Metën

Apeli lë në burg Ilir Metën

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Bllokohet e më pas lirohet për qarkullim rruga për në Merdare

Shtetas i huaj ndalohet në Merdarë, dyshohet për prezantim të policave të falsifikuara

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Policia heton dy vdekje të dyshimta në Prizren dhe Gjilan

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Futeshin në sisteme kompjuterike, Policia arreston katër persona – iu gjenden edhe armë e narkotikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën