TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

by Tëvë1
17 minuta ago
0
A A
Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit Endrit Azemi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në të cilën thuhet se Endrit Azemi dyshohet se nga 11 nëntori 2026 deri më 21 nëntor 2026, me dashje dhe në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligishëm pasuror për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit, i sjellë në lajthim personat tjerë.

Prokuroria thotë se i dyshuari ka sajuar situatën kinse është i sëmurë me sëmundjen e Leukemisë Akute, duke prezantuar dokumentacion të rremë nga spitali “Acibadem Altzunizade” në Stamboll të Turqisë, me arsyetimin se do t’i nënshtrohet trajtimit lidhur me sëmundjen, e më pas përmes hapjes së “GoFund” dhe aktivitetit të familjarëve dhe personave të ndryshëm në qytetin e Gjilanit, arrin të grumbullojë shumën prej 165 mijë e 522 euro.Aty thuhet se në “GoFund”, si dhe nga aktiviteti për grumbullimin e mjeteve në qytetin e Gjilanit, janë grumbulluar shuma prej 26 mijë e 684 euro e 8 centë, me çka të dëmtuarve, konkretisht qytetarëve të ndryshëm, iu ka shkaktuar dëm material në vlera të ndryshme, e që shuma e tërësishme arrin vlerën prej 189 mijë e 206 euro e 8 centë, duke krijuar dobi pasurore për vete.

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.Prokuroria thekson se më 22 nëntor 2026 ka pranuar kallëzim penal të parashtruar nga Policia.

Pas analizimit të të gjitha provave që i janë bashkëngjitur kallëzimit penal, Prokuroria ka ardhur në përfundim se veprimet inkriminuese të të pandehurit përbëjnë elementet esenciale të veprës penale të “Mashtrimit”.Prokuroria ka vlerësuar se ekziston rreziku për ikjen e të pandehurit, për pengim në rrjedhën e procedurës penale duke ndryshuar apo asgjësuar provat, apo duke ndikuar në ndonjë dëshmitar eventual, pastaj është vlerësuar pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer.

Sipas Prokurorisë, të gjitha këto mund të tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprës penale.Andaj, gjyqtarit të procedurës paraprake iu propozua që kërkesa të aprovohet si e bazuar dhe të caktohet masa e paraburgimit.

Prokuroria thekson se i pandehuri ka qenë në kërkim, por për shkak të gjendjes financiare pasi i janë bllokuar mjetet financiare, është kthyet në Kosovë, andaj me lënien e tij në liri, mund të arratiset nga Kosova.Gjithnjë sipas Prokurorisë, vepra penale është kryer me dashje, me qëllim përfitimin personal dhe se veprimet e tij ndikojnë negativisht që qytetarët të humbin besimin për të ndihmuar në rastet që kanë nevojë për trajtime mjekësore, duke ndikuar të mos kontribuojnë financiarisht.

Tags: ENDRIT AZEMIProkuroriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

​Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

Kryesia kërkon opinion ligjor për dekretin e presidentes për Ligjin e Speciales

Kryesia kërkon opinion ligjor për dekretin e presidentes për Ligjin e Speciales

EKSKLUZIVE | Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkoj falje gjithë shqiptarëve

EKSKLUZIVE – Babai i Endrit Azemit thotë se djali e mashtroi edhe familjen për sëmundjen e leukemisë

Kryeziu: Ligji për Specialen s’mund të ketë efekt pa përfunduar procedurat në Gjykatën e Apelit në Hagë

Kryeziu: Ligji për Specialen s’mund të ketë efekt pa përfunduar procedurat në Gjykatën e Apelit në Hagë

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Apeli i vendimit të Hagës- mbrojtja ka kohë deri të premten ta bëjë njoftimin

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën