TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

EKSKLUZIVE – Babai i Endrit Azemit thotë se djali e mashtroi edhe familjen për sëmundjen e leukemisë

Afër 190 mijë euro ia doli që t’i grumbulloj Endrit Azemi, duke mashtruar qytetarët se vuan nga sëmundja e leukemisë. Mijëra njerëz i dolën atij në ndihmë. Sot, në një rrëfim ekskluziv për TËVË1, babai i Endritit, Xhemajl Azemi, ka deklaruar se djali e mashtroi edhe familjen për sëmundjen.

by Doresa Geci
7 minuta ago
0 0
A A

Për dy javë rresht djali i Xhemajl Azemit, Endriti, kërkoi ndihmën e qytetarëve për t’u shëruar.

Duke pretenduar se ishte i sëmurë nga leukemia, Endrit Azemi arriti të grumbullonte afër 190 mijë euro.

Por për atë që ndodhi, babai i tij, Xhemajli, thotë se nuk ishte në dijeni.

Në një intervistë ekskluzive për TËVË1, ai thotë se përmes vajzës së tij në fund të tetorit kishte mësuar se djali kishte shkuar në Turqi për shërim meqenëse vuante nga leukemia.
Mirëpo, Azemi thotë se Endriti nuk e bëri vet këtë mashtrim.

“Besoni që në dy tri javë nuk është sillë nga shtëpia, ata ishin kanë krejt tu e planfiku, unë nuk e di veç djalin tem e njoh e djali jemi tash i qet kush kane qenë ata se djali jem nuk ka mujt me bo këtë plan kurrë në jetë të vet, qysh ka mujt me shku në Prishtinë me marrë dokumente fals, në Truqi fals, unë nuk po e di qysh”, thotë babai i Endrit Azemit.

Të gjitha paratë e grumbulluara për kinse shërimin e Endritit, ai thotë se shpresoj që t’u kthehen qytetarëve.

“Në Zot të betohemi se ne nuk e kemi ditë edhe i kërkoj falje shqiptarëve që kanë kontribuar deri edhe 5 cent, paret janë tek Gofoundme, paret tek sheshi çka janë mbledhë krejt janë në bankë e dinë policia ato pare krejt kthehen ne as 5 cent nuk kemi marrë”, shprehet ai.

Por si u ndje Xhemajl Azemi kur e kuptoj që djali i tij kishte mashtruar se vuante nga leukemia?

“Ma mirë me pas dek, besoni Zotin se qita që e ka bo, jo ai por edhe tre te tjerët me pas vdesë se qikjo që ka ndodh, nuk e di çka u bo dhe kush është pas kësaj pune. Ai demek nuk na ka kallxu sepse shoqja (gruaja) mu me ka vdek para 7-8 muajve dhe mos me u bo marak , unë kaq di”,tregon ai.

E për vepren penale të mashtrimit, Endrit Azemi të hënën doli para gjykatës dhe u dërgua në paraburgim për 30 ditë.

Sipas kërkesës për paraburgim të Prokurorisë, Endrit Azemi veprën penale të mashtrimit e kreu nga data 9 nëntor 2026 e deri më 21 nëntor të po këtij viti.

“I sjell në lajthim personat tjerë, në atë mënyrë që ka sajuar situatën se kinse është i sëmurë me sëmundjen e Leukemisë Akute, duke prezantuar edhe dokumentacion të rremë nga spitali “Acibadem Altzunizade” në Stamboll të Turqisë, me arsyetimin se do ti nënshtrohet trajtimit lidhur me sëmundjen”, thuhet nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Mashtrimi që bëri Endrit Azemi i ka tronditur edhe qytetarët në Gjilan.

“Nuk e njof atë djal por e kemi dëgjuar si rast që e ka leukeminë, ishin dy vëllezër binek edhe them të drejtën mu ka dhimbtë si rast, se normal njëri 20 vjecar me leukemi e kanë ndihmu njërit, ani pse unë nuk kam ndihmu por që ka rrejt nuk e di nuk kam fjalë”, shprehet Zylie Jerliu-qytetar.

“Ishalla është rasti i fundit, ishalla më nuk ndodhin se edhe ata që kanë nevojë po humb besimi tek njerëzit edhe pse ne shqiptarët shumë e ndihmojmë njeri tjetri”, thotë qytetari Ilmir Krasniqi.

Sipas, Gjykatës Themelore në Gjilan, përmes platformës “Go found me”, 20 vjecari kishte grumbulluar mbi 162 mijë euro, kurse nga aktivitete të cilat familjaret kishin organizuar në qytetin e Gjilanit ishin mbledhur mbi 26 mijë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

​Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

Kryesia kërkon opinion ligjor për dekretin e presidentes për Ligjin e Speciales

Kryesia kërkon opinion ligjor për dekretin e presidentes për Ligjin e Speciales

Kryeziu: Ligji për Specialen s’mund të ketë efekt pa përfunduar procedurat në Gjykatën e Apelit në Hagë

EKSKLUZIVE | Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkoj falje gjithë shqiptarëve

EKSKLUZIVE – Babai i Endrit Azemit thotë se djali e mashtroi edhe familjen për sëmundjen e leukemisë

Kryeziu: Ligji për Specialen s’mund të ketë efekt pa përfunduar procedurat në Gjykatën e Apelit në Hagë

Kryeziu: Ligji për Specialen s’mund të ketë efekt pa përfunduar procedurat në Gjykatën e Apelit në Hagë

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Apeli i vendimit të Hagës- mbrojtja ka kohë deri të premten ta bëjë njoftimin

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën