Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Dardanët kanë dominuar me lojë gjatë 45 minutave të para, duke krijuar disa raste të mira shënimi.
Rastet më të rrezikshme i pati Edon Zhegrova, i cili regjistroi tri goditje drejt portës, ndërsa një tjetër tentim e pati edhe Milot Rashica.
Kosova ka treguar lojë më kërkuese dhe tashmë e pret pjesa e dytë e ndeshjes.










