TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pyetësori për gjininë “Mashkull, Femër apo Tjetër?” kritikohet nga prindërit e njohësit e arsimit e të Kushtetutës

Një pyetësor që iu dha nxënësve të shkollave në Prishtinë, i habiti edhe prindërit. Këta të fundit në pyetjen për gjininë, panë se ishte shtuar edhe opsioni i tretë, gjë që ngjalli pakënaqësi dhe kritika. Hartuesit e pyetësorit dhanë sqarime, por po kritikohen nga njohësit e arsimit dhe të Kushtetutës.

by Doresa Geci
12 sekonda ago
0 0
A A

Ky pyetësor i titulluar “Analiza e Nevojave për Demokracinë në Shkollë” arriti në duart e prindërve.

Këtyre të fundit, atë përmes nxënësve ua dërgoi shkolla fillore “Nazim Gafurr” në Prishtinë.

Por njëra nga pyetjet e përfshira në të, solli konfuzion edhe tek të rriturit.

Pyetja për gjininë, i kishte tri opsione për përgjigje.

Përveç mundësisë për t’u përgjigjur nëse ishin “Mashkull” apo “Femër”, aty u përfshi edhe opsioni “Tjetër”.

E kjo, nxiti diskutime dhe pakënaqësi të prindërit.

Këta të fundit, pakënaqësinë e tyre që e shprehen në rrjetet sociale, nuk pranuan ta shprehin edhe para kamerës.

Ndërsa nga shkolla “Nazim Gafurri” në një përgjigje për Tëvë1, thanë se pyetësori nuk është hartuar nga drejtoria e shkollës e as nga mësimdhënësit.

“Alternativa “Tjetër” ka qenë pjesë e pyetësorit të përcjellë nga KEC-u. Kjo alternativë nuk është shtuar dhe as përcaktuar në mënyrë të pavarur nga shkolla. SHFMU “Nazim Gafurri” nuk ka pasur për qëllim të bëjë interpretim apo të përcaktojë kategori ligjore lidhur me gjininë. Për bazën metodologjike dhe ligjore të përfshirjes së kësaj alternative, konsiderojmë se sqarimi duhet të kërkohet nga hartuesit dhe përgjegjësit e pyetësorit”, tha Ardianë Makolli, drejtoreshë e shkollës “Nazmi Gafurri”.

Ndërkohë, nga Qendra për Arsim e Kosovës, thonë se të njëjtin pyetësor e dërguan edhe në dhjetëra shkolla të vendit.

Sipas tyre, pyetësori është në kuadër të projektit “Avancimi i edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave dhe praktikave të zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë – ValuED” që financohet nga Bashkimi Evropian.

Opsioni “tjetër” në Pyetësor derivon drejtpërdrejt nga Ligji për barazi gjinore, i cili, sipas nenit 2 aplikohet “për meshkujt, femrat dhe personat që kanë një karakteristikë të mbrojtur të identitetit gjinor apo të seksit”, pra i njeh tri kategori. Në një projekt evropian jemi të detyruar t’i respektojmë, në radhë të parë, ligjet që i ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, pastaj edhe standardet dhe vlerat evropiane. Sidoqoftë, ne i kemi lënë lirinë secilës shkollë që të bëjë përshtatjen e materialeve edukative, përfshirë edhe pyetësorin.

Por, njohësit e çështjeve kushtetuese në vend, thonë se opsioni “Tjetër” nuk do duhej të ishte përfshirë në përgjigje.

“Bazuar në dispozitat e konventës përkatëse ndërkombëtare bashkë me kapitull dy të kushtetutës është hartuar çështja e gjinive, ka dy gjini që është natyrale që është gjinia femërore dhe mashkullore ndërkohe me kushtetutën dhe dispozitat tjera lejohet ambiguitet. Do të duhej që të gjitha shkollat dhe institucionet tjera të veprojnë në frymën e Kushtetutës dhe konventës dhe çështjen që përmenda dhe të veprohet para nxënësve në mënyrë korrekte që ekzistojnë vetëm dy gjini dhe ajo e treta tjetër është diçka që nuk do të duhej të ishte”, deklaroi profesori Mazllum Baraliu.

E të papranueshme përfshirjen e këtij opsioni, po e konsideron edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani.

“Parashtrimi i pyetjeve të tilla është i patolerueshëm gjithnjë duke pasur parasysh kur u jepet hapësirë agjendave të caktuar që janë kundër familjes dhe kundër traditave tona. Andaj unë mendoj që kjo e devijon qëllimin parësore që ka sistemi i arsimit por edhe vetë edukimi i fëmijëve dhe mendoj që iniciativat të tilla nuk duhet të lejuar nëpër shkolla”, theksoi Argjend Osmani, njohës i arsmit.

Tëvë 1 ka provuar të marr një qëndrim edhe nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Kosovë, rrëzohet çatia e një ndërtese në Drenas

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Kosovë, rrëzohet çatia e një ndërtese në Drenas

Kryeministri Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kryeministri Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

Pyetësori për gjininë “Mashkull, Femër apo Tjetër?” kritikohet nga prindërit e njohësit e arsimit e të Kushtetutës

Pyetësori për gjininë “Mashkull, Femër apo Tjetër?” kritikohet nga prindërit e njohësit e arsimit e të Kushtetutës

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Kosovë, rrëzohet çatia e një ndërtese në Drenas

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Kosovë, rrëzohet çatia e një ndërtese në Drenas

Kryeministri Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kryeministri Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën