TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë” në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

by teve1
25 minuta ago
0
A A
Hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë” në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur të premten ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ekspozita është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë.

Në hapje të ekspozitës, zëvendësministrja e parë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, vlerësoi kontributin e Kadaresë në afirmimin e letërsisë shqipe në botë, duke theksuar se ai ishte më shumë se një shkrimtar për Kosovën.

Ajo tha se Kadareja vuri autoritetin dhe famën e tij ndërkombëtare në funksion të çlirimit të Kosovës dhe kundërshtimit të politikave spastruese e diskriminuese ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

“Për ne në Kosovë, Kadareja ishte më shumë se një shkrimtar i madh. Ai ishte një nga personalitetet intelektuale me ndikim ndërkombëtar, që vuri autoritetin dhe famën e tij si shkrimtar i shquar në funksion të çlirimit të Kosovës dhe ndaljes së politikave spastruese e diskriminuese ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Veprat e tij na shoqëruan në vite të vështira, na dhanë forcë dhe na kujtuan se fjala mund të jetë rezistencë, kujtesë dhe shpresë. Kadareja nuk e ndau çështjen e Kosovës nga angazhimi i tij intelektual. Ai e mbrojti të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe e përdori autoritetin e tij si shkrimtar për ta bërë të dëgjueshme këtë çështje edhe përtej hapësirës shqiptare”, tha Arapi-Krasniqi.

Ndërkaq, drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, tha se Kadare i përket kategorisë së rrallë të shkrimtarëve që përmes veprës së tyre krijojnë një univers të tërë letrar.

Ajo theksoi se për ta kuptuar plotësisht një shkrimtar, nuk mjafton vetëm leximi i veprave të tij, por duhet të njihen edhe gjurmët që ka lënë përtej librave të botuar.

“Me një vepër që ka kapërcyer kufijtë e gjuhës dhe të hapësirës shqiptare, ai e bëri letërsinë shqipe pjesë të dialogut të madh të kulturës së letrave botërore, duke shndërruar historinë, mitet, kujtesën dhe fatin e njeriut në lëndë të një krijimtarie me përmasa universale. Pikërisht këtë mundësi ofron ekspozita ‘Kosova e Kadaresë’, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Një udhëtim nëpërmjet dokumenteve dhe materialeve që na e sjellin atë më pranë, jo vetëm si autor të një vepre të jashtëzakonshme letrare, por edhe si intelektual të angazhuar në historinë e kohës së tij”, tha Rogova Gaxha.

Në këtë ngjarje, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vlerësoi se Kadare arriti ta bëjë gjuhën shqipe pjesë të letërsisë së madhe botërore dhe përvojën historike të shqiptarëve pjesë të kujtesës universale.

Ai tha se shkrimtari mbeti thellësisht i lidhur me rrënjët, identitetin dhe historinë shqiptare, ndërsa Kosova zinte një vend të veçantë në ndërgjegjen e tij historike.

“Përmes fuqisë së fjalës, ai e bëri gjuhën shqipe pjesë të letërsisë së madhe botërore dhe përvojën historike të shqiptarëve pjesë të kujtesës universale. Ai i dha letërsisë sonë shqiptare një përfaqësim dhe një jehonë ndërkombëtare të jashtëzakonshme, duke mbetur njëkohësisht thellësisht i lidhur me rrënjët, me identitetin, me historinë tonë. Për Kadarenë ajo nuk ishte një realitet i largët apo thjesht një temë letrare. Ajo ishte pjesë e ndërgjegjes së tij historike dhe e përgjegjësisë së tij intelektuale”, u shpreh Malaj

Ekspozita sjell materiale dhe dokumente që pasqyrojnë lidhjen e Ismail Kadaresë me Kosovën, krijimtarinë e tij letrare dhe angazhimin intelektual në periudha të rëndësishme të historisë shqiptare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me “Opera Gala”, e ftuar speciale Elbenita Kajtazi

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me “Opera Gala”, e ftuar speciale Elbenita Kajtazi

Studiuesit kosovarë në Kongresin e 20-të të Historisë Turke në Ankara

Studiuesit kosovarë në Kongresin e 20-të të Historisë Turke në Ankara

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

 Haxhiu takon kryetaret e grupeve parlamentare, koordinim për interesat e përbashkëta

 Haxhiu takon kryetaret e grupeve parlamentare, koordinim për interesat e përbashkëta

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova “projektohet” startues kundër Fiorentinas

21 mijë euro vlera e mallit, Dogana zbulon tentim për shmangie të taksave dhe licencës në Vërmicë

21 mijë euro vlera e mallit, Dogana zbulon tentim për shmangie të taksave dhe licencës në Vërmicë

Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare

Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

Shiroka-Pula priti në takim delegacionin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Shiroka-Pula priti në takim delegacionin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën