Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim kryetaret dhe kryëtarët e grupeve parlamentare ku u zhvillua diskutim i hapur për punën dhe prioritetet si Kuvendi dhe organizimi i seancave parlamentare gjatë muajve të ardhshëm.
Haxhiu theksoi se secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme me ç’rast sipas saj është e gjitha pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik.
“Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim”, shtoi tutje ajo në postimin e saj në Facebook.
Poashtu tha se qytetarët presin përgjegjësi dhe përkushtim në vendimmarrje nëpërmjet së cilës adresohen nevojat ë tyre, dhe mirren përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre./teve1.info/








