Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryetari Fejzullah Krasniqi.
Në postimin e saj në Facebook Presidentja e vendit thekson se Anëtarët e delegacionit e uruan atë për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan suksese në ushtrimin e mandatit.
Tutje poashtu në njoftimin në Facebook ajo ka bërë të ditur se ka falënderuar Anëtarët e delegacionit si dhe i vlerësoi për kontributin e Akademisë së Shkencave në zhvillimin e mendimit shkencor, kulturës dhe arsimit në Kosovë./teve1.info/








