Edon Zhegrova pritet që të aktivizohet prej minutës së parë në ndeshjen e radhës te Juventusit në Serie A të Italisë.
Mediumet italiane kanë raportuar se gjasat janë shumë të mëdha që futbollisti i Kosovës të jetë startues për duelin ndaj Fiorentinas që luhet këtë vikend.
Ndeshja Fiorentina – Juventus, zhvillohet të dielën nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 11-të në kampionatin italian.
Zhegrova këtë sezon nuk ka qenë asnjë startues te Juventusi dhe pritet që ndeshja në Firence, të jetë e para për sulmuesin e krahut.
27-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në ndeshjet e fundit me Juventusin, ndërsa deri më tani ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime në 8 paraqitje.










